AKEP MERR PJESË NË TAKIMIN KONSULTATIV ME KRYETARËT E BASHKIVE TË VENDIT

Takimi BashkitMë datë 1, 2 dhe 5 Tetor 2015 u organizuan në bashkëpunim me Ministrin e Shtetit për Çështjet Vendore dhe Ministrin e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike takime të përbashkëta me Kryetarët e Bashkive dhe stafin e tyre me qëllim: adresimin e problematikave me rrjetet kabllore ajrore, prezantimin e projektligjit “Për zhvillimin e rrjeteve të komunikimeve elektronike me shpejtësi të lartë dhe sigurimin e të drejtës së kalimit” dhe të Regjistrit ATLAS.

Nga AKEP u bë një prezantim mbi masat rregullatore dhe punën e bërë për sistemin e kabllove ajrore dhe hartimin e rregullores për standartet e rrjeteve. Gjithashtu u kërkua rritje e bashkepunimit në kuadër të administrimt të rrjeteve dhe infrastrukturës me Bashkitë në platformën dixhitale të infrastrukturës së komunikimeve elektronike (ATLAS) që administron AKEP, si dhe për proceset në vijim ku është i nevojshëm bashkëpunimi.

 

Prezantimi mbi procesin e stabilizimit te rrjeteve ajrore kabllore

Prezantimi mbi ATLAS

 

Projektligji “Për zhvillimin e rrjeteve të komunikimeve elektronike me shpejtësi të lartë dhe sigurimin e të drejtës së kalimit” i prezantuar nga MIAP, mund të shkarkohet nga faqja zyrtare e internetit www.inovacioni.gov.al. Projektligji është i hapur për konsultim publik deri më 21.10.2015.