NËNSHKRUHET MEMORANDUMI I MIRËKUPTIMIT MIDIS AKEP DHE AKOS

MoM-AKEP-AKOS-141015Në kuadër të bashkëpunimit me organizatat ndërkombëtare, në fushën e komunikimeve elektronike dhe postare, më datë 14/10/2015, pas negociatave të zhvilluara u ra dakort dhe u  nënshkrua në Ljubjane, Memorandum i Mirëkuptimit  në fushën e Komunikimeve Elektronike dhe Postare (MoU) ndërmjet  Agjensisë së Rrjeteve të Komunikimeve dhe Shërbimeve të Sllovenisë (AKOS) dhe Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP). 

MoU për palën e AKEP-it u nënshkrua nga Z. Piro Xhixho, Kryetar i Këshillit Drejtues dhe për palën e AKOS nga Z. Franc Dolenc, Drejtor i Agjensise.

Nënshkrimi i MoU i hap rrugën rritjes së nivelit të shkëmbimit të informacionit dhe eksperiecave të dobishme midis dy organeve rregullatore homologe, si në fushën e komunikimeve elektronike, ashtu dhe në atë postare. Gjithashtu AKOS u angazhua për një mbështetje sa më të gjerë në drejtim të trajnimit të stafit dhe projekteve me interes për AKEP-in.

Gjithashtu midis dy delegacioneve u shkembye informacion mbi eksperiencat lidhur me situatat e tregjeve respektive, funksionimin e institucioneve dhe sfidat aktuale dhe te prespektives.