AKEP MERR PJESË NË KONFERENCËN BOTËRORE TË RADIOKOMUNIKIMIT (WRC-15)

WRC 2015 fotoNga data 2-27 nëntor në Gjenevë, Zvicër, Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit (ITU), do të zhvillojë Konferencën Botërore të Radiokomunikimit (WRC-15). Ky është një ndër aktivitetet më të rëndësishme të  kësaj organizate pasi marrin pjesë më shumë së 3500 delegatë nga 162 anëtarë të ITU, si dhe nga organizata ndërkombëtare të sektorit të radiokomunikimt, ku diskutohen cështje të rëndësishme të sektorit si: Mobile Broadband, Radiokomunikmet Ajrore, Detare, dhe Satelitore, dhe negociohen marrëveshje teknike mbi alokime të brezave të frekuencave për përdorime alternative në përputhje me zhvillimet e fundit të sektorit.

Ky aktivitet po ndiqet dhe nga AKEP, ku në hapje të punimeve ka marr pjesë, dhe është përfaqësuar nga një delegacion i kryesuar nga z.Piro Xhixho Kryetar i Këshillit Drejtues të AKEP.

Por edhe në vazhdim gjithashtu ky aktivitet do të mbulohet nga AKEP nëpërmjet përfaqësuesve të ndryshëm të institucionit, në nivel drejtues dhe ekspertize.

Për më shumë informacion mund të klikoni në:

http://www.itu.int/en/ITU-R/conferences/wrc/2015/Pages/default.aspx