MBYLLEN PUNIMET E KONFERENCËS BOTËRORE TË ITU MBI RADIOKOMUNIKIMIN (ITU WRC-15)

ITU WRC 15Gjenevë më 27 nëntor 2015 - Konferenca Botërore e ITU mbi Radiokomunikimin (WRC 2015) ka mbyllur me sukses punimet si dhe është firmosur nga delegatet pjesëmarrës akti final i Konferencës, i cili rishikon Radio Rregulloren dhe Marrëveshjet Shtetërore Ndërkombëtare mbi Spektrin e Radio–Frekuencave dhe Orbitës së Satelitëve.

Ndër temat kryesore të diskutuara në Konferencë veçojmë: Mobile Broadband Communication, Alokimet e Reja për Shërbimet Radio Amator, Komunikimet e Emergjencës dhe Lehtesimin e Fatkeqësive, Satelitët e Vezhgimit të Tokes për Monitorime Mjedisore, Sistemet e Avionëve të pa Emërtuar, Sistemet Wireless të Aviacionit, Ndjekja Globale e Aviacionit Civil, Zgjerimi i Sistemit të Komunikimeve Detare, Siguria Rrugore, Operimi i Sistemeve Satellitore të Broadband-it, si dhe Ora Universale.

Dokumenti final i Konferencës Boterore të ITU mbi Radiokomunikimin (WRC 2015), për Republikën e Shqipërisë u firmos nga Ministria e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, znj. Milena Harito. Për AKEP punimet e Konferencës u ndoqën nga z. Piro Xhixho, Kryetar i AKEP, z. Alban Karapici, Anëtar i Këshillit Drejtues, z. Rudolf Papa, Drejtor i Kabinetit, z. Shefqet Meda, Drejtor i Drejtorisë së Administrimit të Burimeve të Fundme, Autorizimeve dhe Faciliteteve, z. Vasil Mitezi, Drejtor i i Drejtorisë së Monitorimit të Frekuencave, Cilësisë dhe Inspektimit si dhe nga, z. Piro Koci, Këshilltar.