KOORDINATORI RAJONAL I ITU TAKIM ME AKEP

Takim kordinatori rajonal ITUTiranë më 02.12.2015

Koordinatori Rajonal i ITU zoti Jaroslav K. Ponder , në kuadër të vizitës që po bën në vendin tonë për kryerjen e një studimi nga ITU mbi “National Case Study on ICT Centric National Innovation Ecosystem”, më datë 2.12.2015, zhvilloi në ambjentet e AKEP një takim informues me Kryetarin e Këshillit Drejtues të AKEP zotin Piro Xhixho me qëllim vlerësimin e mundësive të përfshirjes së Shqipërisë (AKEP ) në aktivitetet Rajonale të ITU.

Në këtë takim zoti Ponder informoi zotin Xhixho mbi tematikat e mundshme të aktiviteteve që ITU synon të zhvillojë në Rajon si dhe u interesua mbi çështje me interes të zhvillimit të sektorit te koumnikimeve elektronike dhe fushat e bashkëpunimit në këtë kuadër në të ardhmen me organizatën botërore të telekomunikacioneve – ITU.

Kryetari i Këshillit Drejtues të AKEP, zoti Piro Xhixho bëri një panoramë të punës që po bëhet nga AKEP në drejtim të rritjes së kapaciteteve rregullatore në monitorimin e tregut,  masat që janë marrë dhe aktet rregullatore të hartuara për mbështjen e zhvillimit të sektorit, ku u vu theksi në domosdoshmerinë e rritjes së kapaciteteve menaxhuese dhe mbikëqyrëse në fushen e rrjeteve broadband. Ky aspekt përbën dhe problematikën më kryesore dhe më afatgjatë të punës. Me këtë rast  u prezantua puna që bën AKEP për standartizimin dhe zbatimin e rregulloreve bazuar në standartet e ITU si për standartizimin e infrastrukturës broadband ashtu dhe në përmirësimin e treguesve cilësore dhe monitorimi i tyre.

Gjithashtu, zoti Ponder u informua edhe për ecurine e dy projekteve të mbështetura nga ITU, ai i Ndryshimeve në Planin Kombëtar të Numeracionit , i cili tashmë është implementuar, si dhe ecuria e projektit tjetër të asistuar nga ITU për Qendrën Kombëtare të Monitorimit të Frekuencave, e cila është në stadin e përfundimit të fazës se parë, e cila përfshin monitorimin on line të zonës Tiranë- Rinas -Durres . 

 Zoti Ponder pasi shprehu kënaqësinë për këto arritje të projekteve të asistuar nga ITU , u ndal dhe në mundesitë e reja te bashkepunimit. Në këtë drejtim  u ra dakort që ITU të vlerësojë mundësinë që te asistojë AKEP-in me dy projekte:

·     Për avancimin dhe zhvillimin e Platformës Dixhitale të infrastrukturës që ka ngritur AKEP , duke e lidhur me detyrat që dalin tashmë për objektivat e zhvillimit të rrjeteve tokësore dhe wireless broadband;

Asistencë në përpunimin e treguesve të cilësisë të rrjeteve dhe bërjen të mundur që konsumatori të ketë një informacion të plotë mbi treguesit e çdo operatori  të tregut duke rritur kështu dhe mundësinë e zgjedhjes dhe konkurencën.

Me interes u çmua edhe mundësia e bashkëpunimit lidhur me projekte në drejtim të garantimit të qasjes (accessibility) në rrjete dhe shërbimet publike të komunikimeve elektronike nga personat me aftësi të kufizuar.