TAKIMI I 25-të PLENAR I BEREC

7-logo berec
Më datë 10-11 dhjetor u mbajt në Londër, Mbretëri e Bashkuar, Takimi i 25-të Plenarë i BEREC dhe IRG, icili përbente takimin e fundit për vitin 2015. Ne këtë takim plenar u përzgjodh bordi i BEREC për 2016 i përbërë nga: Wilhelm Eschweiler (BNetzA) në cilesinë e Kryetarit për 2016, i mbështetur nga Angelo Cardani (AGCOM), dhe Henk Don (ACM), si dhe nga Fátima Barros (ANACOM), dhe Sébastien Soriano (ARCEP).

Pika kryesore e agjendës  plenare ishte miratimi i mendimit të BEREC mbi rishikimin e kuadrit rregullator, një komponent i rëndësishëm i strategjisë së përgjithshme të Tregut të Vetëm Dixhital (Digital Single Market) të Komisionit Europian.

BEREC gjithashtu miratoi raportin mbi rregullimin e oligopoleve, dhe raportin mbi ndërlidhjen me bazë-IP për shërbimet zanore.

Pas miratimit të Rregullores së Tregu të Vetëm të Telekomit, BEREC i siguroj KE të dhëna në lidhje me tregun me shumicë te roaming ndërkombëtar dhe "përdorimit të drejtë" të shërbimeve roaming ndërkombëtare.

Ne takimin Plenare të 25-të të BEREC, delegacioni i AKEP u kryesua nga Kryetari i Këshillit Drejtues, z.Piro Xhixho.

Takimi 20 BEREC

Për më shumë informacion mund të klikoni linkun e mëposhtëm:

http://berec.europa.eu/eng/events/berec_event_2015/85-25th-berec-plenary-meeting-in-london