ALBANIAN SECURITY FORUM – ASF 2015

asf foto 1Tiranë më 10 dhjetor 2015, ka përfundurar me sukses Forumi i parë Shqiptarë i SIgurisë, me praninë e delegatëve nga kompanitë dhe organizatat që merren me sigurinë e Teknologjisë se Informacionit dhe të sigurisë fizike.

Objektivi kryesor i konferencës ishte, që të siguronte një qasje profesionale ndaj çështjes së sigurisë. Gjithashtu të përcjellë filozofinë se siguria është një koncept i lidhur në mënyrë rigoroze me bizneset, për rritjen e produktivitetit, si dhe e lidhur me cilësinë e jetës sonë personale.

Kjo është arsyeja pse mesazhi qëndror i "Forumit Shqiptar të Sigurisë" ishte "Qasja Profesionale e Sigurimit" dhe kishte për qëllim të nxjerrë në pah nevojën për një trajtim gjithëpërfshirës dhe koherent të çështjeve që lidhen me menaxhimin e riskut, duke u fokusuar në dy nivele të sigurisë, Sigurin e Informacionit lidhur me të dhënat e korporatave, rrjeteve, komunikimit dhe infrastrukturës informative, dhe sigurimi fizik i lidhur me mbrojtjen e objekteve, mallrave, pasurisë dhe personave.

Në këtë Forum AKEP u përfaqësua me znj. Klarina Allushi, Anëtare e Keshillit Drejtues.

Znj. Allushi paraqiti masa e ndërrmara nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare për rritjen e sigurisë në komunikimet  Elektronike.


Fjala e plotë e znj. Klarina Allushi në Forum