AKEP HAP PROCEDURAT E TENDERIT PËR DHËNIEN NË PËRDORIM TË FREKUENCAVE TË BREZIT 2100 MHZ DHE 2600 MHZ

logo-akep-lajm-1
Në mbledhjen e datës 28.12.2015 Këshilli Drejtues i AKEP miratoi Dokumentet e Tenderit për dhënien në përdorim të frekuencave të brezit 2100 MHz dhe 2600 MHz.

Me dhënien në përdorim të frekuencave të brezit 2100 MHz (të njohur ndryshe si brezi i shërbimeve 3G) ju krijohet mundësia sipërmarrësve që do të rezultojnë fitues për të ofruar shërbime broadband në të gjithë territorin e vendit si dhe për të zgjeruar kapacitetet ekzistuese.

Brezi i frekuencave 2600 MHz krijon mundësinë e ofrimit të shërbimeve 4G për hyrës të rinj në tregun e këtyre shërbimeve dhe për të zgjeruar kapacitetet e transmetimit  e shtrirjen gjeografike të mbulimit për përdoruesit aktual të këtyre brezave. 

Me këto procese AKEP synon të përmbush me sukses dhënien në përdorim të frekuencave për të gjithë këto breza duke rritur maksimalisht efektshmërinë e përdorimit të tyre dhe duke përgatitur një terren të favorshëm për përdorimin e frekuencave të brezit 800 MHz në të ardhmen.

Ne linkun e meposhtem mund te gjendet dokumenti i tenderit ne gjuhen angleze

Tender Document