INAGUROHET STACIONI FIKS I MONITORIMIT NË PINET

Pinet1Më datë 18 Dhjetor 2015, Kryetari i Këshillit Drejtues të AKEP, Z.Piro Xhixho dhe anëtarët e Këshillit Drejtues, Z.Alban Karapici, Znj.Ketrin Topciu dhe Znj.Klarina Allushi, se bashku me Drejtorin e Kabinetit, z. Rudolf Papa, zhvilluan një vizitë në ambientet e Stacionit  Fiks të Monitorimit në Pinet, ku u zyrtarizua vënia në funksion e tij, si një pikë tepër e rëndësishme  për mbulimin e zonës rreth qytetit te Durresit.

 Ky stacion ndërtohet në kuadër të implementimit të “Projektit për ngritjen e Sistemit Kombëtar të Monitorimit të spektrit të frekuencave”, qëllimi i të cilit është të trajtojë  karakteristikat thelbësore të teknikave dhe veprimtarisë së monitorimit të spektrit në një sistem të mundshëm kombëtar të vendit tonë.

Studimi për sistemin kombëtar shqiptar të monitorimit të spektrit ka filluar nga një grup pune i AKEP-it ne bashkepunim me asistencën e ITU dhe material bazë në trajtimin e çështjeve ka shërbyer Manuali i Radiomonitorimit të ITU (Radiomonitoring Handbook).

Pinet 2

 

Me perfundimin e ndërtimit të Stacionit Fiks të Monitorimit në Pinet, mbyllet faza e parë e “Projektit për ngritjen e Sistemit Kombëtar të Monitorimit të spektrit të frekuencave”, duke bërë të mundur, së bashku me Stacionin Fiks të Monitorimit në Krujë, monitorimin 24 orë të brezit të frekuencave 20-3000 MHz, në një zonë 70 km rreth Tiranës dhe Durrësit, duke përfshirë dhe aeroportin ndërkombëtar në Rinas.

 

Këto stacione do të kontrollohen në distancë nga Qendra Kryesore e Kontrollit (MCC), pjesë e Qendrës Kombetare të Monitorimit të Frekuencave, në Tiranë.