POSTËS SHQIPTARE I DORËZOHET AUTORIZIMI I PËRGJITHSHËM I SHËRBIMEVE POSTARE

Takimi Posta ShqiptareNë mbështetje të Neni 19 të Ligjit nr.46/2015, “Për Shërbimet Postare në Republikën e Shqipërisë”, dhe  Rregullores nr.38 datë 19.11.2015 për “Autorizimin e Përgjithshëm për Ofrimin e Shërbimeve Postare”, në ambjentet e AKEP u organizua një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Postës Shqiptare  z. Majlind Lazimi me Këshillin Drejtues dhe drejtues përgjegjës të shërbimeve postare në AKEP.

Në takim u diskutua për problematikat dhe sfidat që ka Posta Shqiptare dhe tregu postar në vënd. U theksua domosdoshmëria e rritjes së bashkepunimit midis AKEP-it dhe Postës Shqiptare për tiu përgjigjur detyrimeve rregullatore që dalin nga ligji dhe rregulloreve të miratuara nga AKEP.

Lëshimi i Autorizimit të Përgjithshëm është i rëndësishëm për të vendosur në baza të plota ligjore në përputhje me detyrimet rregullatore marëdhëniet rregullator-operator. U theksua domosdoshmëria e zbatimit të kushteve dhe detyrimeve që ka Posta Shqiptare  për cilësinë dhe rritjen e gamës së shërbimeve.

Nga ana e tij z. Piro Xhixho shprehu angazhimin e AKEP dhe stafit të tij në mbështetje të zbatimit të kuadrit rregullator dhe sigurimit të rregullave për një konkurencë të ndershme dhe të standarteve që kërkohen nga ligji dhe detyrimet nga Organizata Botërore e Postave “UPU”.