AKEP MERR PJESË NË TAKIMIN E 26-të PLENARË TË BEREC / IRG

Berec RoterdamTakimi plenarë i 26-të i BEREC, IRG, u mbajt më 25 dhe 26 shkurt 2016 në Roterdam (Hollandë),  organizuar nga Autoriteti Holandeze për Konsumatorët dhe Tregjet (ACM).

Gjatë takimit plenar të Bordit të Rregullatorëve u miratua një raport mbi shërbimet OTT dhe një raport tjetër për “Internet of Things”. Të dy raportet kanë ndjekur një konsultim publik në fund të vitit 2015, dhe të dy do të shërbejnë si kontribute të BEREC në rishikimin e kuadrit rregullator për komunikimet elektronike, të Komisionit Evropian.

BEREC miratoi udhëzime për operatorët dhe rregullatorët, për zbatimin e rregullave të reja ndërkombëtare roaming, të miratuar vitin e kaluar per “Telecoms Single Market”.

BEREC miratoi gjithashtu një analizë të tregut me shumicë roaming dhe do të informojë dhe propozojë për “caps” të çmimeve roaming me shumicë, në Komisionin Evropian.

Takimi plenar u parapri nga një “workshop” dedikuar  zhvillimit dhe udhëzimeve për zbatimin e rregullave të neutralitetit në “Telecoms Single Market”.

Në takimin Plenare të 26-të të BEREC, delegacioni i AKEP u drejtua nga Kryetari i Këshillit Drejtues, z. Piro Xhixho.

Për më shumë informacion mund të klikoni linkun e mëposhtëm:

http://berec.europa.eu/eng/events/berec_events_2016/102-26th-berec-plenary-meeting-in-rotterdam