AKEP MERR PJESË NË TAKIMIN E DYTË TË FORUMIT TË EVROPËS JUGORE PËR IMPLEMENTIMIN E DIVIDENTIT DIXHITAL (SEDDIF)

Foto ZagrebPas ftesës se Autoritetit Kroat Rregullator për Rjetet dhe Industrine (HAKOM) u zhvillua në Zagreb, me date 22-23 Shkurt 2016, forumi dy-ditor mbi implementimin e Dividendit Dixhital në Evropën Jugore - SEDDIF (South European Digital Divident Implementation Forum).

SEDDIF u themelua për të mundësuar lehtësimin e optimizimit dhe koordinimin ndërkombëtar të spektrit te mbetur për transmetime audiovizuale në nivel rajonal. Rezultatet e punës së forumit do të kontribuojnë në procesin e koordinimit ndërkombëtar të frekuencave të nevojshme për kalimin në DVB-T2, dhe lirimin e spektrit të Dividendit të Dytë Dixhital (DD2) për shërbime të tjera në rrjetet e komunikimeve elektronike te lëvizshme.

Përfaqësuesit e rregullatoreve të Shqipërisë, Austrisë, Bosnje-Hercegovina, Bullgarise, Mali i Zi, Kroacia, Hungaria, Maqedonia, Moldavia, Rumania, Sllovenia, Serbia dhe Turqia morën pjesë në Forum. Në këtë forum AKEP u perfaqesua nga z. Vasil Mitezi Drejtor i Drejtorisë së Monitorimit  të Frekuencave Cilësisë dhe Inspektimet (DMFCI)

 AKEP do të ndjeke rregullisht takimet e këtij forumi ne te ardhmen.

Objektivat e SEDDIF