VIZITË STUDIMORE E AKEP PRANË AUTORITETIT SLLOVEN-AKOS, NË KUADËR TË PROGRAMIT TË BINJAKËZIMIT

logo-akep-lajm-1

Një grup pune i AKEP, mori pjesë për një vizitë studimore në Slloveni, në kuadër të programit të binjakëzimit me autoritetin slloven – AKOS  mbi projektin - Broadband Services and Infrastructure Mapping.

Grupi u prit nga përfaqësues të AKOS: Znj. Tanja Muha, Përgjegjëse në Departamentin e Telekomunikacioneve, Z. Marko Simončič, Përgjegjës në Projektin e Infrastruktures dhe Z. Aleksander Kmetec, Specialist i Telekomunikacioneve.

Gjate dy ditëve sipas axhendës së parashikuar, nga specialistet e AKOS u prezantuan të dhëna për sistemin e infrastrukturës së komunikimeve elektronike në Slloveni ngritur nga AKOS, mënyrën e funksionimit të sistemit dhe projektit në përgjithësi, gjenerimin e raporteve të ndryshme referuar të dhënave të administruara nga sistemi, mirëmbajtjen, terma të referencës si dhe bashkëpunimi me institucionet tjera.

Grupit të punës ju krijua mundësia e një prezantimi edhe nga një përfaqësues i kompanisë që mirëmbante dhe kujdesej për përditesimin e të dhënave të sistemit, i cili prezantoi detaje teknike të sistemit. Nga ana jonë ju prezantua sistemi ATLAS, funksionimi dhe të dhënat që administron.

U diskutuan cështje që kane të bëjnë me ndërfaqjet dhe mënyrën e komunkimit të këtij sistemi me sistemin GURS (gjeohapsinor) dhe me sistemin ATDI (administrimi i spektrit dhe të dhënave të mbulimit).

Grupi u njoh me procedurën e nisur nga AKOS për përzgjedhjen e kompanisë që do të menaxhojë dhe mirembajë sistemin për tre vitet e ardhshme.

Gjithashtu, grupi i punës vizitoi edhe ambientet e punës së personelit të AKOS dhe kompanisë së kontraktuar për menaxhimin e sistemit.