AKEP NËNSHKRUAN MEMORANDUM MIRËKUPTIMI ME ZYRËN ÇEKE TË TELEKOMUNIKACIONIT

foto takimi memorandum

Në kuadër të bashkëpunimit me organizatat ndërkombëtare, në fushën e komunikimeve elektronike dhe postare, më datë 18/03/2016, pas negociatave të zhvilluara u ra dakort dhe u nënshkrua në Prage, Republika Ceke, Memorandum i Mirëkuptimit në fushën e Komunikimeve Elektronike dhe Postare (MoU) ndërmjet Zyres Ceke te Telekomunkacionit (CTU), dhe Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP). 

MoU për palën e AKEP-it u nënshkrua nga Z. Piro Xhixho, Kryetar i Këshillit Drejtues, dhe për palën e CTU nga Z. Jaromir Novak, Kryetar i Këshillit Drejtues.

foto takimi-2

 

Nënshkrimi i MoU i hap rrugën rritjes së nivelit të shkëmbimit të informacionit dhe eksperiecave të dobishme midis dy organeve rregullatore homologe në fushën e komunikimeve elektronike. Gjithashtu Delegacioni i AKEP i drejtuar nga z. Piro Xhixho Kryetar i Këshillit Drejtues të AKEP, i përbërë nga znj. Ketrin Topciu Anëtare e Këshillit Drejtues të AKEP, dhe nga z. Rudolf Papa Drejtor i Kabinetit, mori pjesë në punimet e Konferencës Ekonomia Dixhitale, ku u trajtuan nga institucione të larta politikbërëse dhe rregullatore Europiane zhvillimet e fundit mbi:  Broadband, Siguria kibernitike, Internet governance, si dhe mbi sfidat me të cilat ndeshen institucionet rregullatore.