AKEP MERR PJESË NË “WORKSHOP MBI MENAXHIMIN E SPEKTRIT DHE TRANZITIMIT NË TRANSMETIMET DIXHITALE PËR EUROPËN DHE CIS”

foto takimi bukureshtNë periudhën 21-23 Mars në Bukuresht,  Rumani u zhvillua  Workshop-i  Rajonal mbi “Menaxhimin e Spektrit dhe Tranzitimit në Transmetimet Digjitale për Europën dhe CIS”, organizuar nga ITU në bashkëpunim me Ministrinë e Komunikimeve dhe Shoqërisë së Informacionit të Rumanisë dhe Autoritetin Kombëtar për Menaxhimin dhe Rregullimin e komunikimeve  (ANCOM).

Workshop-i u organizua në kuadër të Nismës Rajonale Evropiane të miratuar nga WTDC-14 për Menaxhimin e Spektrit dhe Tranzitimin në Transmetimet Numerike që kërkon të sigurojë një bazë për shkëmbimin e praktikave më të mira të hasura në rrugën e kalimit në transmetim televiziv dixhital tokësor, dhe punën drejt rrugës për të maksimizuar përfitimet ekonomike dhe sociale të dividentit dixhital. Gjithashtu u diskutua si të zhvillohet më tej një qasje e unifikuar për të rritur avantazhet që do të sjellë në rajonin e Evropës dhe të CIS dhe si të përmirësohen mjetet e menaxhimit të spektrit dhe strukturave. Në seminari u diskutua, në mënyrë të veçantë mbi:

-        Tranzitimi ne transemetime tokësore dixhitale;

-        Legjislacioni kombëtar / kuadri rregullor në lidhje me tranzitimin;

-        Aktivitetet Post tranzitim;

-        Shfrytëzimi i dividendit dixhital;

-        Struktura e menaxhimit të spektrit dhe mjetet elektronike te përdorura (tools);

-        Rezultatet e WRC-15.

 

Përgjatë workshop-it u organizua edhe një takim mbi programin e binjakëzimit me rregullatorin e Hungarise, në të cilën morrën pjesë përfaqësues nga Shqipëria, përfaqësues të rregullatorit Hungarez dhe koordinatorë të ITU. Objekti i diskutimit ishte konkretizimi i aspekteve ku nevojitet asistenca nga ITU dhe shkëmbimi i experiencës.

Në këtë workshop AKEP u përfaqesua nga z. Vasil Mitezi, Drejtor i Drejtorisë së Monitorimit  të Frekuencave Cilësisë dhe Inspektimet (DMFCI).

Më shumë informacione mbi workshop-in mund të gjendet ne adresën:

http://www.itu.int/en/ITU-D/Regional-Presence/Europe/Pages/Events/2016/SpectrumManagement/Spectrum_Management.aspx