AKEP MERR PJESË NË WORKSHOP “BROADBAND SERVICES AND INFRASTRUCTURE MAPPING”


foto takimi Varshave1Në periudhën 11-12 Prill në Varshave, Poloni u zhvillua Workshop  Rajonal mbi “Broadband Services and Infrastructure Mapping”, organizuar nga ITU nëbashkëpunim me Komisioni Europian (EC) dhe Zyra e Komunikimeve Elektronike te Republikes se Polonise  (UKE).

Workshop-i u organizua në kuadër të Nismës Rajonale Evropiane të miratuar nga WTDC-14 për per sherbimet broadband dhe dixhitalizimin e hartave (GIS) te infrastruktures dhe te sherbimeve te komunikimeve elektronike. Gjithashtu u diskutua si të zhvillohet më tej një qasje e unifikuar për të rritur avantazhet që do të sjellë në rajonin e Evropës nje sistem GIS dhe baze te dhenash unike. Në workshop u diskutua, në mënyrë të veçantë mbi: 

 

-       Eksperienca ne dixhitalitizimin e hartave te Infrastruktures dhe QoS;

-       Inisiativat e ndryshme ne nivel kombetar;

-       Mjetet e perdorura per dixhitalizimin e hartave te sherbimeve dhe QoS;

-       Avantazhet qe vijne per tregun e komunikimeve elektronike dhe perdoruesit;   

Përgjatë workshop-it u organizua edhe një takim mbi programin e bashkepunimit te AKEP me ITU dhe me rregullatorin e Polonise ne kuader te hartimit te termave te projektit te sistemit te centralizuar te matjes se QoS.

 

Në këtë workshop AKEP u përfaqesua nga znj. Anila DENAJ, Anetare e Keshillit Drejtues, z. Rudolf PAPA,  Drejtor i Kabinetit dhe Z. Donald SHTREPI Drejtorisë së Tekologjise se Informacionit dhe Zhvillimit Broadband.