Albtelecom pajiset me autorizim për ofrimin e shërbimeve broadband në brezin e frekuencave 2600 MHz (i njohur ndryshe si 4G)

logo-akep-lajm-1

Me VKD nr.2678 datë 21.04.2016, Keshilli Drejtues i AKEP, miratoi dhënien e autorizimit për përdorimin e frekuencave të brezit 2600 MHz sipërmarrësit Albtelecom sh.a.

Përdorimi i këtij brezi frekuencash i jep mundësinë sipërmarrësit të ndërtoje sisteme për ofrimin e shërbimeve broadband (4G).

Me këtë rast në ambjentet e AKEP u zhvillua një ceremoni për firmosjen dhe dorëzimin e autorizimit kësaj kompanie.

Nga AKEP merrte pjesë Z.Piro Xhixho Kryetar i KD dhe Znj.Ketrin Topçiu anëtare e KD etj.

Nga Albtelecom sh.a. ishte i pranishem  dhe firmosi në emer të Albtelecom sh.a.  Z.Erkan Tabak Drejtor i Përgjithshëm i shoqërisë.