ZHVILLOHEN PUNIMET E SAMITIT BOTËRORË TË SHOQËRISË SË INFORMACIONIT "ITU WSIS-2016"

foto takim Gjeneve Në datat 2-6 Maj 2016 u zhvillua në Gjenevë, Zvicër, Samiti Boterore i Shoqërisë së Informacionit “ITU WSIS 2016”, Samiti WSIS 2016  paraqet tubimin vjetorë më të  rëndësishëm  botëror  mbi  zhvillimin teknologjis së Informacionit “ICT” ne komunitetit  Ndërkombëtar. Samiti WSIS, është një  bashkë-organizim  nga ITU, UNESCO, UNDP  dhe UNCTAD, në bashkëpunim të ngushtë me të gjitha Shtetet  dhe Organizatat        anëtaret  të ITU si dhe  të (UNDESA, FAO, UNEP, WHO, UN Women, WIPO, WFP, ILO,  WMO,  UN , ITC, UPU,  UNODC, dhe UN Komisionet Rajonale).

 WSIS ka provuar të jetë një mekanizëm efikas për koordinimin e aktiviteteve shum-palëshe të interesuara ne Zhvillimin, zbatimit, shkëmbimin e informacionit, si dhe krijimin e njohurive për ndarjen e praktikave më të mira botërore, dhe  vazhdon të ofrojë ndihmë të rëndësishme në zhvillimin Teknologjis së Informacionit në Botë.

Gjate WSIS -2016,  Znj. Filloreta KODRA, Ambasadore e Misionit të Përhershëm të Republikës së Shqipëri-së pranë  Kombeve të Bashkuare , mbajti një fjalim ku paraqiti projektet aktuale dhe të ardhshme dhe, zhvillimet më të fundit në fushën e teknologjis së Informacionit në Shqipëri.

Në këtë Forum AKEP u përfaqesua nga: Znj. Ketrin TOPCIU - Anëtare e Këshillit Drejtues, Znj. Klarina ALLUSHI - Anëtare e Këshillit Drejtues, Z. Alban KARAPCI - Anëtar i Këshillit Drejtues,

foto e anëtarëve te bordit drejtues të Akep gjatë takimit

Per më shumë informacion mund të klikoni në linkun e mëposhtëm:

https://www.itu.int/net4/wsis/forum/2016/

http://www.ambasadat.gov.al/geneva/sq/world-summit-information-society-2-6-may-2016-geneva