Firmoset Marrëveshja e Mirëkuptimit midis AKEP, ARRSH dhe FSHZH

foto gjate nënshkrimit të memorandumit  Më datë 13.05.2016 u firmos Marrëveshja e Mirëkuptimit midis tre institucioneve  AKEP ,ARRSH dhe FSHZH.

 Marrëveshja u firmos në emër të AKEP nga Z. Piro XHIXHO, në emër të ARRSH nga  Z.Dashamir XHIKA dhe në emër të FSHZH nga Z. Benet BECI.

 Në këtë marrëveshje u ra dakort për angazhimin e të tre institucioneve në shkëmbimin e informacioneve dhe rritjen e bashkëpunimit midis tyre për mbështetjen e koordinimit të investimeve në fushën e komunikimeve elektronike në të gjithë akset rrugore të vendit që në fazën e projektimit dhe gjatë zbatimit të tyre .

Sipas saj parashikohet koordinimi i veprimeve/punëve lidhur me ndërmarrjen e masave për zbatimin e kërkesave teknike që duhet të përmbushen në zhvillimin, planifikimin, projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e Infrastrukturës së Rrjeteve Kabllore Urbane dhe Infrastrukturës së Rrjeteve me Fibra Optike Ndërurbane të Komunikimeve Elektronike.

Arritja e kësaj Marreveshje është në vazhden e përpjekjeve dhe angazhimeve që AKEP ka ndërmarre për nxitjen e investimeve dhe shtrirjen e rrjetit të fibrave optike bazuar në kushte teknike standarde dhe bërjes të mundur të rritjes së eficensës të këtyre investimeve në rrjetet bradband. AKEP e shikon këtë bashkepunim më këto dy institucione të infrastruktures rrugore si një nga mundësite më të mëdha dhe eficente që mund të shfrytezohet për zgjerimin dhe shtrirjen e rrjeteve bradband si dhe një sinergji e cila ka potenciale të larta për arritjen e objektivave të mëdha për rrjete të integruara dhe ofrimin e shërbimeve bradband në gjithë territorin e vëndit nga sipërrmarrësit e kësaj fushe.

Lexo me shume .....Memorandum mirëkuptimi midis AKEP, ARRSH dhe FZHSH

foto gjatë takimit