Zhvillohet Konferenca Ndërkombëtare e Rregullatorëve (IRC-2016)

foto gjate  konferences1 Në datë 28-29 Qershorë në Oher, Republika e Maqedoni-se, zhvilloi punimet Konferenca Ndërkombëtare e Rregullatorëve “IRC 2016”, e cila organizohet nga Agjencia e Komunikimeve  Elektronike të Maqedoni-së. Në konferencë  morën pjesë: Përfaqësuesit e Agjencive Rregullatore Europiane, Operatorët e komunikimeve elektronike, si dhe përfaqësues dhe ekspertë nga organizatat dhe institucionet ndërkombëtare përgjegjëse për zhvillimin e politikave dhe rregullimin e komunikimeve elektronik.

           Temat Kryesore të Diskutuara në Koference ishin:

•             “World is Digital”,

•             Broadband Internet,

•             Tregu i Komunikimeve Elektronike,

•             Trust, Privacy, Security,

•             Pikë e vetme për informacion,

•             Investime në infrastrukturën Broadband

Në konferencë AKEP u përfaqësua nga Z. Piro Xhixo, Kryetar i Këshillit Drejtues të AKEP, Z. Alban Karapici, Anëtar i Këshillit Drejtues të AKEP i cili mbajti  një prezantim mbi Zhvillimin e Brezit të Gjërë në Shqipëri, si dhe nga  Z. Vasil Mitezi, Drejtor i Monitorimit të Frekuecave Cilësisë dhe Inspektimeve. Më poshtë gjeni prezantimin e Z. Alban Karapici.

Broadband Developments

Për më shumë informacion mund të vizitoni faqen web: 

http://www.aek.mk/mk/za-nas/nastani/item/1903-irc2016