Nisin punimet për mbulimin me fibër optike, sinjal telefonik dhe shërbimet 3G në zonën e Kelmendit



1.foto gjatë punimeve  Tamarë, Vermosh, 14 Korrik 2016, Tre operatorët e telekomunikacionit ALBtelecom & Eagle Mobile, Vodafone Albania  dhe Telekom Albania kanë nisur bashkëpunimin për ndërtimin e rrjetit të fibrës optike dhe mbulimit me sinjal telefonik GSM si dhe shërbime 3G të zonës së Kelmendit në Malsinë e Madhe. Ky bashkëpunim vjen pas koordinimit dhe marrëveshjes së arritur me AKEP në muajin maj të këtij viti. Specifikisht në këtë zonë, ALBtelecom do të kryejë lidhjen me fibra optike, përmes të cilave do të japin shërbim të tre operatorët.

AKEP në zbatim të dokumentit të politikave për shtrirjen e rrjetet broadband si dhe ofrimit të shërbimeve bazë në të gjithë territorin e vendit kreu studimin mbi mbulimin e territorit dhe ka përcaktuar 6 zona të thella ku sinjali mungon plotësisht ose është shumë i dobët. Ky problem vjen edhe nga vështirësi territoriale mbasi janë zona të thella dhe me mungesë infrastrukture. Në këto kushte ishte shumë e vështirë që të kryheshin investime nga cdo operator mbasi kostot janë shumë të  larta.

Gjithashtu AKEP firmosi një marrëveshje mirëkuptimi me Fondin Shqiptar të Zhvillimit dhe ARrSh për bashkëpunimin në kuadrin e investimeve për Fibra Optike në akset dhe rrugët kombëtare dhe rajonale.  Shumë shpejt puna do të fillojë në përmiresimin e shërbimeve në Valbonë, Lurë, Kepin e Rodonit etj. Këto investime jo vetëm që ndikojnë në zhillimin dhe rritjen e mirëqëines në këto zona por edhe i jep një zhvillim të madh turizmit në këto zona.

Ceremonia u zhvillua në fshatin Tamarë të njësisë administrative Kelmend. Në të morën pjesë përfaqësues të AKEP, të tre operatoreve dhe të pushtetit lokal.

Kryetari i AKEP, Piro Xhixho:

“Jemi këtu për të nisur këtë projekt të rëndësishëm për të mbuluar me shërbimet GSM dhe 3G zonën e Kelmendit. Është një sukses që kjo arrihet edhe falë bashkëpunimit të tre operatorëve. Ne kemi bërë një plan për mbulimin e 6 zonave të thella të Shqipërisë dhe zona e parë që nisim punë është këtu. Ne duam të sigurojmë shërbimet bazë dhe jo vetëm. Po ashtu ne i kemi vëndosur kusht tregut që të arrihen shërbimet 3G dhe 4G në këto zona. Ky project do të bashkëfinancohet në tre operatorët. Ata ndanë kostot e këtij investimi. Kjo ka ndikim direkt edhe për banorët, në punën dhe aktovitetet e tyre. Shumë shpejt kjo zonë do të ketë mbulim dhe sbërbime. Ne falenderojmë shumë edhe Fondin Shqiptar të Zhvillimit për bashkëpunimin e tyre dhe marrëveshjen e nënshkruar për të shtrirë infrastrukturën e telekomunikacionit në rrugët e ndërtuara prej kësaj agjencie.”

1.foto Tamarë Vermosh

Murat Çakmak – Drejtor i Grupit Teknik, ALBtelecom dhe Eagle Mobile:

“Jemi këtu si tre operatorë nën supervizimin e AKEP. Ky është një shembull shumë i mirë nën drejtimin autoritetit rregullator. Është një investim shumë i rëndsishëm dhe i vështirë. Ne si ALBtelecom dhe Eagle Mobile po sjellim fibrat optike që nga Kopliku  deri në Tamarë dhe  më pas sëbashku me operatorët e tjerë do të mbulojmë me sinjal cellular dhe shërbime internet gjithë zonën.  Falëndorjmë AKEP për mbështetjen dhe operatorët e tjerë që po bashkëpunojmë në të mirë të publikut dhe zhvillimeve të zonës.”

Genci Hamzaraj - Drejtor i Grupit Teknik, Vodafone Albania:

“Unë gjej rastin të falënderoj AKEP për mbështetjen e projektit. Është për tu përshëndetur bashkëpunimi mes tre operatorëve. Është rasti i parë që ne bashkëpunojmë seriozisht. Ne sjellim shërbime dhe komunikim për banorët e  Vermoshit. Fillimisht duam të sjellim sinjal dhe shërbimin 3G dhe më pas 4G. Kemi edhe një bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit që ka sjellë edhe këtë rrugë modern këtu. Sic e thanë parafolësit është një shembull shumë i mirë që duhet ta aplikojmë edhe në zona të tjera të Shqipërisë.” 

Ilir Duka, Telekom Albania:

“Edhe në emër të Telekom Albania falënderoj AKEP për këtë iniciativë, për marrëveshjen mes operatorëve për të kryer një investim në një zonë malore të thellë të vendit që për një kohë të gjatë ka qenë e bllokuar. Ky investim është edhe në vijim të investimeve që ka bërë qeveria dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit për shtrimin e aksit rrugor.  Dhe ne sjellim tashmë edhe shërbime zanore dhe data. Edhe njëherë faleminderit AKEP.” 

Adriatik Çekaj: Administrator i Njësisë Administrative Kelmend, Bashkia Malesia e Madhe:

“Ju falënderoj për praninë sot këtu. Unë falënderoj AKEP dhe të tre operatorët që po bën të mundur realizimin pas një kohe të gjatë këtë projekt për sjelljen e valëve telefonike, fibrave optike dhe shërbimeve të televizonit. Në emër të Bashkisë sonë ju falënderoj shumë. Kjo na jep neve një mbështetje të madhe edhe për zhvillimin e mëtejshëm të zonës dhe për turzimin.”