AKEP merr pjesë në Konferencen Ndërkombëtare " Riding the (radio) waves of change"

foto Bukuresht më 26 Shtator 2016- U mbajt në Bukuresht, Rumani, Konferenca  ndërkombëtare  me temë “Riding the (RADIO) waves of change”, organizuar nga  Autoriteti Kombëtar Rumun  për Rregullimin dhe Menaxhimin e Komunikimeve  (ANCOM), konferenca u zhvillua në kuadër   të përvjetorit të 25-të të ANCOM dhe  150-të Vjetorit të antarsimit të Republikës së Rumani-së  në Unionin Ndërkombëtarë të Telekomunikacionit (ITU) dhe u nderua me pjesëmarrjen e  sekretarit të përgjithshëm të ITU, Z. Hualin Zhao.

Konferenca ishte e ndarë në tre seksione ku sekioni i parë i konferencës iu kushtua një vështrimi retrospektiv në aktivitetin e menaxhimit të spektrit dhe një përmbledhje të situatës aktuale të komunikimit ne Rumuni. Përfaqësuesit e Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit, të Ministrisë Rumune për Komunikacionin dhe Shoqërisë së Informacionit dhe Ministrisë të Punëve të Brendshme mbajtën fjalime gjatë këtij sesioni.

Sesioni i dytë iu kushtua vlerësimit të situatave të ndryshme, si në rast të fatkeqësive natyrore dhe sulmeve terroriste, të cilat sfidojnë rrjetet ekzistuese të komunikimit. Në këtë kontekst, folësit analizuan aspektet operacionale dhe kërkesat e spektrit në kërkim të një zgjidhje, si dhe masat që autoritetet mund të marrin për të siguruar funksionimin e komunikime në situata krize dhe efektivitetin e zgjidhjeve të zbatuara aktualisht.

Sesioni i tretë solli një koncept të ri në menaxhimin e spektrit të radio frekuencave: “Dynamic spectrum access” (DSA), një këndëvështrim të menaxhimit të spektrit që do të arrihet në mënyrë dinamike, në varësi të nevojave të ofruesve të shërbimeve. Përfaqësuesit e Komisionit Evropian dhe të operatorëve që veprojnë në tregun rumun analizuan mundësinë për menaxhimin e spektrit dhe debatuan efikasitetin e kësaj metode për përdorimin e spektrit. Folësit, si dhe pjesëmarrësit në audiencë, u ftuan të shprehin mendimin e tyre për mundësinë e kësaj zgjidhjeje në Evropë.

Në konferencën ndërkombëtare “Riding the (RADIO) waves of change”, AKEP u përfaqësua nga Z.Alban Karapici- Anëtar i Keshillit Drejtues të AKEP.

Për më shumë informacion mund të konsultoni linkun e mëposhtëm:

http://www.ancom.org.ro/en/25-years-of-modern-radio-spectrum-management-in-romania_5643