Drejtori i Byrosë së Zhvillimit të Telekomunikacionit të ITU-së (BDT) Z.Brahima SANOU, pret në takim Kryetarin e AKEP Z.Piro XHIXHO

foto takimiNë kuadër të bashkëpunimit dhe mbështetjes që ITU i ka dhënë AKEP-it për implementimin e disa projekteve në fushën e komunikimeve elektronike Drejtori i Byrosë së Zhvillimit të Telekomunikacionit të ITU-së (BDT) Z. Brahima Sanou, më datë 27.09.2016 në Forumin e Zhvillimit Rajonal  për Europen, organizuar nga ITU, priti në një takim Kryetarin e AKEP Z.Piro Xhixho.

Në këtë takim Z. Sanou i dorëzoi kryetarit Z.Xhixho Raportin final të projektit “TWINNING PROJECT ALBANIA – SLOVENIA ASSISTANCE TO ALBANIA IN PREPARATION OF TENDER DOCUMENTATION FOR UPGRADE OF BROADBAND INFRASTRUCTURE MAPPING”.

Z.Xhixho falënderoi përfaqësuesin e  lartë të ITU-së për mbështetjen që i kanë dhënë AKEP-it në zbatimin e disa projekteve të rëndësishme në fushën e administrimit dhe monitorimit të spektrit të frekuencave, numeracionit etj. dhe së fundmi të projekteve  për ngritjen e sistemeve të infrastrukturës së rrjeteve dhe treguesve të cilësisë së shërbimit, ndërsa Z.Sanou siguroi Z. Xhixho për mbështetjen që do ti jepet AKEP edhe në projekte të tjera në të ardhmen dhe veçanërisht me vijimin e projektit të nisur “QoS PROJECT - under the auspices of ITU and twinning project Polish – Albanian (UKE-AKEP)”.

Në takim morën pjesë edhe Drejtori i Kabinetit Z. Rudolf Papa dhe Z. Jaroslaw Ponder, Keshillatr i Politikave dhe Strategjive, dhe Kordinator për Rajonin e Europës në ITU.