Takim me ekspertet e Autoritetit të Malit të Zi (EKIP) për kordinimin ndërkufitar të spektrit

foto gjate takimit Akep-EkipNe kuadër te implementimit te plote te “Marrëveshjes Teknike për harmonizimin e shfrytëzimit të radio frekuencave në zonat ndërkufitare te sistemeve GSM”,  firmosur midis vendit tonë dhe Malit të Zi, ne date 27 Shtator 2016, gjate konferencës Rajonale mbi “Rregullimi i tregut te komunikimeve elektronike”, te mbajtur ne Budva, u zhvillua edhe takimi i planifikuar me ekspertet e EKIP.

 Diskutimi gjate takimit u fokusua mbi 4 çështje kryesore:

1. Statusi i zbatimit te marrëveshjes aktuale

2. Permiresimi i marrëveshjes aktuale

3. Fillimi i negociatave per marrëveshjet multilaterale per brezat  e frekuencave 800/900/1800/2100/2600 MHz

4. Interferencat ne brezin e frekuencave 790-862 MHz ne Malin e Zi

Pasi u diskutua mbi problematikat te shfaqura nga te dy palët gjate sezonit turistik dhe përdorimit të kanaleve jo-preferenciale në territoret e te dy shteteve, edhe pse ka një reduktim të vogël të tyre, operatorët e telefonisë se lëvizshme ne te dy anet e kufirit vashdojne te janë prezent.

Per zgjidhjen e ketij shqetesimi u ra dakort midis palëve qe brenda muajit tetor 2016 te behen matje te përbashkëta me ekspertet e Malit te Zi per te verifikuar zbatimin e plote te marrëveshjes teknike.

Gjithashtu, nisur nga veshtiresite qe operatoret e te dy vendeve kane shfaqur ne reduktimin e kanaleve jo- preferenciale, u ra dakort qe te filloje puna menjëherë mids palëve, AKEP-EKIP, per te përmirësuar Marreveshjen ne fuqi te koordinimt nderkufitar per sistemet GSM, duke zgjeruar numrin e kanaleve jo-preferenciale per te dy vendet, ne menyre qe te krijohet me shume hapsire per përdorimin e stacioneve baze ne zonat kufitare.

Ne lidhje me ceshtjen e trete, u ra dakort qe te fillojnë negociatat per arritjen e marrëveshjeve shumepaleshe per brezat e frekuencave 800/900/1800/2100/2600 MHz, pasi ne te dy vendet janë dhene ne përdorim frekuenca me neutralitet teknologjik dhe janë hequr kufizimet ne këto breza. AKEP do ti bashkohet iniciativës te nisur nga rregullatori i Malit te Zi per neshrkimin e këtyre marrëveshjeve, ku bëjnë pjese edhe Kroacia, Bosnje Herzegovine, Serbi, Maqedoni.

Në kete takim AKEP u përfaqësua nga Z.Shefqet Meda,  Z.Vasil Mitezi dhe Znj.Kiti Doksani, ndërsa per palën malazese pjesëmarrës ne takim ishin Z.Boris Jevric,  Z.Elvis Babacic, Z.Ivan Vujovic dhe Znj.Vesna Jokic.