Forumi Rajonal i Arritjeve në fushën e Teknologjisë së Informacionit-INFOFEST 2016


ITU - EKIP Regulatory Conference Montenegro - 2016Në datat 26-28 Shtator 2016, u mbajt në Budva, Forumi i përvitshëm INFOFEST me temë:

  •           Rregullimi i Tregut të Komunikimeve Elektronike;
  •             Zhvillimi Rajonal për Evropën;

      Ky event u organizua nga Byroja e Zhvillimit të Telekomunikacioneve (BDT) dhe Agjensia e Malit te Zi për Komunikimet Elektronike dhe Shërbimin Postar (EKIP). 

(       ( https://www.itu.int/en/ITU-D/Regional-Presence/Europe/Pages/Events/2016/RC/Regulatory-Conference.aspx )

       Delegacioni i AKEP kryesohej nga Kryetari Z. Piro Xhixho, i cili në ceremoninë e fillimit të Forumit mbajti një fjalë përshëndetëse.

Fjala e Kryetarit 

I organizuar në kuadër të Nismës Rajonale të ITU-së për Evropën për Zhvillimin e Aksesit Broadband, ky Forum ofroi një mundësi për dialog të nivelit të lartë midis aktorëve të strategjive  dhe politikave, të orientuar drejt zhvillimit të broadbandit në rajon, duke diskutuar sfidat dhe mundësitë e ofruara nëpërmjet rrjeteve me shpejtësi të lartë dhe e-shërbimeve të ofruara mbi infrastrukturën moderne.Të pranishëm në këtë event ishin përfaqësuesit e autoriteteve rregullatore nga disa vende të Evropës, Ministra, Operatorë të industrisë së komunikimve elektornike  dhe Ekspertë të organizatave dhe institucioneve përgjegjëse për rregullimin dhe zhvillimin e politikës së komunikimeve elektronike ndërkombëtare, si dhe drejtori i BDT te ITU-se z. Brahima Sanou, etj.

Gjatë forumit delegacioni i AKEP zhvilloi disa takime në kuadër të projekteve të mbështetura nga ITU, takim i Z.Sanou me Z. Xhixho, si dhe për Marrëveshjet Teknike për harmonizimin e shfrytëzimit të radio frekuencave në zonat ndërkufitare midis eksperteve.

Në këtë Forum u bënë dy prezantime nga anëtarët e delegacionit të AKEP:

  •        ITU – AKEP Implemented and Ongoing Projects

Z. Shefqet Meda, Drejtor i Administrimit Të Burimeve Të Fundme, Autorizimieve dhe Faciliteteve

  •         Market Overview and Regulation in Albania

Znj. Enkeleda Pojani, Përgjegjëse e Sektorit të Analizës së Tregjeve dhe Masave Rregullatore 

Prezantimi i Z. Shefqet Meda 

Prezantimi i Znj. Enkeleda Pojani