Takimi i 28-të plenar i Organit të Rregullatorëve Europian të Komunikimeve Elektronike (BEREC)

berec takimi i 28 plenar Vilnius, Lituani 6 tetor, 2016: U zhvillua Seanca Plenare e tretë për vitin 2016 e  BEREC (Organi Rregullator Europian per Komunikimet Elektronike). Temat kryesore  te diskutimeve ishin kuadri i ri rregullator per komunikimet elektronike dhe diskutimet  mbi roaming ndërkombëtarë,pasi nga data 15 qershor,thirjet roaming do te  tarifohen  si thirrje kombëtare  (Roam Like at Home-RLAH).

Me 23 Shtator, 2016, BE njoftoi qasjen e re të BE, (EC Implementing Acts on FUP and sustainability), i cili është një ndër dokumentat e kryesor për adoptimin e tarifmit të thirrjeve roaming si thirrje kombëtare brënda BE-së.

Në Mbledhjen Plenare përfaqesuesi i Komisionit Europian paraqiti informacionet më të rëndësishme mbi kuadrin e ri rregullativ, kuadër i cili konsiston në masa legjislative dhe jo legjislative. Komisioni Europian  parashikon të përbyll deri në fund të vitit 2017 kuadrin e ri rregullativ, i cili do te jete ne fuqi në vitin 2020. Masat legjislative konsistojne në Direktiven mbi implementimin e legjislacionit të Komunikimeve Elektronike, Rregulloreve të BEREC, si dhe ndryshimet në Rregulloret e BE 1316/2013 dhe 283/2014.

Masat jo-legjislative konsistojnë në: Zhvillimin e Strategjisë të “European Gigabit Society” dhe plani i veprimit për shërbimin 5G. 

Përveç takimit te BEREC u mbajt dhe seanca plenare e IRG (Grupi i Rregullatorëve te Pavarur) si dhe u miratua Programi për vitin 2017.

Para seancës plenare u mbajt një seminar mbi “Aksesin në Komunikimet Elektronike për njerëzit me aftësi të kufizuar” duke marrë parasysh që këto shërbime kanë një rol kyç në zhvillimin ekonomik dhe social të çdo shoqërie.

Në emër të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare të Shqipërise Takimi Plenar u ndoq nga Kryetari i Këshillit Drejtues të AKEP, Z. Piro XHIXHO dhe Anëtarja e Këshillit Drejtues të AKEP, Znj. Anila DENAJ.

Për më shumë informacion mund të klikoni linkun e mëposhtëm:

http://berec.europa.eu/eng/events/berec_events_2016/110-28th-berec-plenary-meeting-in-vilnius