Zhvilloi Punimet Kongresi i 26-të Universal Postar

kongresi 26 universal postarPërgjatë periudhës 20 Shtator- 7 Tetor 2016 u zhvillua Kongresi i 26-të Universal Postar, në Stamboll, Turqi. Kongresi Universal Postar si autoriteti më i lartë vendimarrës i Unionit Universal Postar mblidhet çdo katër vjet me qëllim përcaktimin dhe miratimin e strategjisë dhe planit të aktiviteteve dhe veprimtarisë që do të ndjek Unioni Universal Postar gjatë ciklit të tij të punës.

Në Kongresin e UPU, u diskutuan gjërësisht propozimet mbi ndryshimet strukturore të organizatës ndërkombëtare postare, adresimin e çështjeve me rëndësi për zhvillimin e mëtejshëm të tregut postar gjatë mandatit 2017-2020 nëpërmjet dokumentit strategjik “Istanbul World Postal Strategy”, si dhe shqyrtimin e një numri të madh dokumentash teknik e profesional që shoqërojnë ndryshimet e miratuara në këtë Kongres.

Me rëndësi paraqitet miratimi i propozimit të Etiopisë për zhvillimin e Kongresit të Jashtëzakonshëm në vitin 2018, gjatë së cilit do të shqyrtohet implementimi efektiv i Reformës strukturore të UPU-së, i përgatitur sipas planit të veprimit të paraqitur në Kongresin e 26-të të UPU. 

Vëndet anëtare të UPU-së ranë dakord, në serinë e vendimeve teknike që miratuan dhe për adaptimin e një sistemi të ri të tarifave ndërkufitare, si dhe krijimin e një Fondi të Përbashkët mbi cilësinë e shërbimit i cili do të shërbejë për të zhvilluar më shumë në shkallë të gjerë projekte globale për përmirësimin e e-commerce.

Kongresi rizgjodhi për periudhën 2017-2020 Sekretarin e Përgjithshëm, Z. Bishar A. Hussein (Kenia) dhe Zv. Sekretarin e Përgjithshëm Z. Pascal Clivaz (Zvicër).

AKEP u përfaqësua në këtë Kongres nga Znj. Ketrin Topçiu dhe Znj. Klarina Allushi, anëtare të Këshillit Drejtues të AKEP, si dhe nga Z. Bleron Dokle, Drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Postare dhe Integrimit, dhe Z. Pëllumb Pere, Përgjegjës i Sektorit të Shërbimeve Postare.

kongresi postar 26

Për më shumë informacion mund të konsultohet linku:

http://news.upu.int/no_cache/nd/26th-universal-postal-congress-officially-opened/