Zhvillohet mbledhja e përbashkët midis AKEP dhe ARKEP

takim midis Akep-ArkepMë datat 13 dhe 14 Tetor 2016 një delagacion i AKEP me ftesë të ARKEP, (Autoriteti Rregullator të Kosoves), zhvilloi një vizite pune në Kosove.

Në këtë kuader u zhvilluan bisedime midis dy delegacioneve që perfaqesoheshin nga anëtarët e bordeve të të dy institucioneve rregullatore. Në bisedime u shpreh mendimi që të punohet për një përmirësim të  MoU midis dy autoriteteve dhe një  marreveshje të re teknike kufitare.

U evidentua se tashmë janë shkëmbyer grupe ekspertësh dhe janë ndërmarrë masa për përmiresimin e problematikave ne perdorimin e kordinuar të frekuencave në zonën kufitare.

Gjithashtu pjesëmarrja dhe prezantimi i bërë në emer të ARKEP, gjatë Forumit për komunikimet elektronike, në Maj 2016, nga Kryetari i Bordit te ARKEP, zoti Kreshnik Gashi, ishte një shembell i bashkëpunimit midis dy insitucione.

Te dy palet shprehën mendimin se ky bashkepunim mund te përmiresohet me tej në vitet qe vinë. Për kete u ra dakort qe te zhvillohen takime periodike midis dy bordeve, të pakten një herë në vit, për te parë ecurine e problematikave te përbashkëta.

Gjithashtu në nje kohe sa më të afërme të shikohet mundesia e përmiresimit të Memorandumit te Mirekuptimit si dhe marreveshja teknike nderkufitare në kuader të ndryshimeve teknollogjike konform marreveshjeve te ketij karakteri dhe me vendet e Rajonit.