Formimi i vijushëm profesional të nënpunësve civil të AKEP

foto gjate trajnimit te nenpunesve civil te akep

Sot më datë  04.11.2016 u zhvillua dita e parë e trajnimit “Formimi i vijueshëm professional të nëpunësve civil të AKEP” i cili ka si qëllim rritjen e aftësive profesionale  dhe përmirësimin e performancës individuale të nëpunësve të AKEP, në mënyrë që secili prej  tyre, të jetë i aftë për të vlerësuar në mënyrë efektive rolin, funksionet dhe kompetencat  institucionale si autoritet rregullator i fushës së komunikimeve elektronike dhe shërbimit  postar të përcaktuara në legjislacionin material për komunikimet  elektronike  dhe shërbimin    postar në Republikën e Shqipërisë.

Formimi i vijueshëm profesional synon ndër të tjera krijimin e qasjes proaktive ndaj problematikave lidhur me veprimtarinë isntitucionale, duke njohur stafin nën shërbimin civil të AKEP me standardet dhe praktikat më të mira në fushën e komunikimeve elektronike dhe shërbimit postar.

Trajnimi ndiqet nga gjithë nëpunësit e AKEP në zbatim të Planit të formimit të vijueshëm profesional për vitin 2016-2017 të miratuar nga Kryetari i AKEP Z.Piro XHIXHO.

PLANI I FORMIMIT TË VIJUESHËM PROFESIONAL PËR VITIN 2016-2017

foto gjate prezantimit