AKEP merr pjesë në takimin e 11-të plenare të ERGP

takim ergp Napoli, 25 Nëntor 2016 – Me ftesë të Autoritetit Rregullator Kombëtar Italian në fushën e komunikimeve elektronike dhe postare, u zhvillua në Napoli, Itali, takimi plenar i 11-të i Grupit të Rregullatorëve Europian për Shërbimet Postare- ERGP. Në këtë takimi, AKEP u përfaqësua nga Z. Piro Xhixho, Kryetar i Këshillit Drejtues, Znj. Ketrin Topçiu,  Anëtare e Këshillit Drejtues si dhe Z. Rudolf Papa, Drejtor i Kabinetit.

Përgjatë zhvillimit të takimit, ERGP miratoi për të parën herë nga krijimi i tij, dokumentin programatik afatmesëm për periudhën 2017-2019. Dokumenti reflekton parimet kryesore rregullatore për shërbimin postar me fokus sigurimin e shërbimit universal, promovimin e konkurueshmërisë dhe tutelimin e përdoruesve të këtij shërbimi.

Krahas miratimit të programit të punës për vitin 2017, i cili do të nxirret për këshillim publik, ERGP miratoi dhe raportet përfundimtarë mbi dorëzimin e pakove ndërkufitare (çështje për të cilën Komisioni Europian ka nxjerrë për miratim Rregulloren e re që pritet të diskutohet në Parlamentin Europian dhe në Këshill BE), mbi shërbimin Universal postar, cilësinë e shërbimit postar.

Ndër të tjera, në takimin e 11-të plenar u krye dhe kalimi i presidencës së ERGP-së, i cili ishte mbajtur për vitin 2016 nga Z. Veselin Bozhkov, Kryetar i Autoritetit rregullator Bullgar, tek Z. Angelo Marcello Cardani, President i Autoritetit Rregullator Italian.