Akep merr pjesë në takimin e 29-të plenarë të BEREC

BEREC-BerlinBerlin 9 Dhjetor- Institucioni Europian i grupit të Rregullatorëve në fushën e Komunikimeve Elektronike, BEREC, zhvilloi takimin e fundit plenar për vitin 2016 përgjatë së cilit u miratua Opinioni mbi propozimin e Komisionit Europian për draft Kodin mbi Komunikimet Elektronike.

Dokumenti fokusohet në tre aspekte kryesore të propozimit të Komisionit Europian, qëllimi i draftit të Komisionit Europian, rregullimi i aksesit dhe organizimi institucional. BEREC ka mirëpritur propozimin mbi harmonizimin e kompetencave minimale të Rregullatorëve dhe forcimin e detyrimeve mbi pavarësinë e tyre. Gjithashtu BEREC vlerësoi vendosjen e një objektivi të qartë mbi ndërlidhjen ( Connectivity ) së bashku me nxitjen e konkurencës së tregut të brëndshëm dhe të interesave të konsumatorit. BEREC thekson që vazhdon të ketë dallime të rëndësishme në kushtet e tregut, jo vetëm midis shteteve anëtare, por edhe brënda shteteve individuale anëtare, dhe se fleksibiliteti për të trajtuar kushtet e ndryshme në këto tregje  do të mbetet i rëndësishëm. Në opinionin e dhënë nga BEREC, shprehet sërish shqetësimi lidhur me rrezikun që mund të passjell transformimi i BEREC në një agjenci europiane, siç mund të jetë rritja e kostove për Rregullatoret Europian të Komunikimeve Elektronike, rritjen e nivelit të burokracisë si dhe do të cënonte parimet mbi forcimin e pavarësisë institucionale në nivel kombëtar.  

BEREC publikoi 3 raportet finale mbi “Monitorimin e implementimit të Qëndrimit të Përbashkët mbi Broadband-in”, i cili pasohet nga raportet e vitit 2014 dhe 2014. BEREC ka miratuar gjithashtu dhe raportet përkatëse mbi transparencën dhe krahasueshmërinë e tarifave roaming ndërkombëtar dhe mbi tarifat Europiane të terminimit.

Në takimin e 29-të Plenar të BEREC, u miratua gjithashtu dhe Programi i Punës për vitin 2017, pas përfundimit të proçesit të këshillimit publik, duke përcaktuar prioritetet kyçe dhe fushat e veprimit të këtij institucioni.

Së fundmi, BEREC zgjodhi tre anëtarët e rinj të Bordit të saj për vitin 2017. Z. Johannes Gungl, përfaqësues  i Rregullatorit Austriak- RTR, u zgjodh Kryetar për vitin 2018, dhe do të shërbejë si Zëvendës Kryetar gjatë vitit 2017. 

Në emër të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare të Shqipërise, Takimi Plenar u ndoq nga Kryetari i Këshillit Drejtues të AKEP, Z. Piro XHIXHO, Anëtarja e Këshillit Drejtues të AKEP, Klarina Allushi si dhe  Drejtori i Kabinetit Z. Rudolf Papa.

Për më shumë informacion mund të klikoni në linkun e mëposhtëm :

http://berec.europa.eu/eng/document_register/subject_matter/berec/press_releases/6617-berec-publishes-opinion-on-draft-electronic-communications-code-and-appoints-its-board-for-2017