Organizohet në Fier takimi mbi ecurinë e punimeve në infarastrukturën urbane të Komunikimeve Elektronike

FotoTakimFierNë kuadrin e detyrave të planifikuara nga AKEP, për përmiresimin dhe stabilizimin e situates të rrjeteve urbane të komunikimeve elektronike, sipas kushteve teknike te Rregullores Nr. 22 “Mbi kushtet teknike për ndërtimin e infrastruktures së rrjeteve kabllore urbane dhe rrjeteve me fibra optike ndërurbane 

Komunikimeve Elektronike”, për vitin 2017, AKEP më datë 01.02.2017 organizoi një takim me sipërmarrësit që ushtrojne veprimtarinë në bashkinë e Fierit.

Në takim u evidentua puna e bërë gjatë vitit 2016, ku rezulton një përmirësim thelbesor i infrastrukturës të komunikimeve elektronike, si rezultat i bashkëpunimit të sipërmarrërsve midis njëri tjetrit, për kryerjen e investimeve të përbashkëta si dhe bashkëpunim për kryerjen e investimeve në zonat që rikonstruktohen nga bashkia.

Evidentohet një bashkëpunim dhe interes i përbashkët që ka sjelle përmiresim rrenjësor të parametrave teknike si dhe shtrirjen e rrjeteve kabllore nëntokësore, duke eleminuar rrjetet ajrore shumë problematike dhe një rritje të treguesve të cilësisë së ofrimit të shërbimit.

Për vitin 2017, në zbatim edhe të Ligjit Nr 120/2016 “Për zhvillimin e rrjeteve të komuniki meve elektronike të  shpejtësisë së lartë dhe sigurimin e së drejtës së kalimit”, AKEP kërkoi nga sipërmarrësit të përmbyllin punimet në akset që janë në proces në kuadrin e rikonstriksionit të përbashkët me bashkine. Njëkohësisht do hartohet së bashku me këta sipërmarrës plani i detajuar, duke përfshirë dhe zonat brenda blloqeve të banimit ku akoma ka shumë problematika. Plani do të jetë 6 mujor deri në Maj 2017 dhe mbi rezultatet e tij do të planifikohen punimet për periudhën e 6 mujorit të dytë.

Në fund të takimit u zhvillua dhe nje bisedë informuese me Kryetarin e AKEP, z. Piro Xhixho.