Organizohet ne Durrës takimi i radhës mbi stabilizimin e infrastrukturës urbane të Komunikimeve Elektronike

2017 02 08 foto takimi Në vijim te procesit për përmiresimin dhe stabilizimin e situates të rrjeteve urbane të  komunikimeve elektronike, sipas kushteve teknike te Rregullores Nr. 22 “Mbi kushtet  teknike për ndërtimin e infrastruktures së rrjeteve kabllore urbane dhe  rrjeteve me  fibra optike ndërurbane të komunikimeve elektronike”, për vitin  2017, AKEP më datë  09.02.2017 organizoi takimin e radhes me sipërmarrësit që ushtrojne veprimtarinë në  bashkinë e Durresit.

Në takim u evidentua puna e bërë gjatë vitit 2016, ku rezulton një përmirësim i infrastrukturës të komunikimeve elektronike ne zonat e evidentuara dhe njoftuara nga AKEP ne fillim te ketij viti.

Rritja e pergjegjshmerise se sipermarresve ndaj ketij problemi, ka sjelle qe instalimet kabllore, pas largimit nga shtyllat e ndricimit, te behen ne menyre me te kujdesshme dhe tentohet drejt instalimeve te teknologjive bashkekohore me preference fibren optike.

Për vitin 2017, në zbatim edhe të Ligjit Nr 120/2016 “Për zhvillimin e rrjeteve të komuniki meve elektronike të  shpejtësisë së lartë dhe sigurimin e së drejtës së kalimit”, AKEP kërkoi nga sipërmarrësit të përmbyllin punimet në akset që janë në proces rikonstriksioni të përbashkët me bashkine.

Njëkohësisht do te hartohet së bashku me këta sipërmarrës plani i detajuar, duke përfshirë, pervec rrugeve dytesore dhe zonat brenda blloqeve të banimit ku akoma ka shumë problematika. Plani do të jetë 6 mujor deri në Maj 2017 dhe mbi rezultatet e tij do të planifikohen punimet për periudhën e 6 mujorit të dytë.

Në fund të takimit u zhvillua dhe nje bisedë informuese me Kryetarin e AKEP, z. Piro Xhixho, ku u konfirmua edhe nje here angazhimi i AKEP per mbeshtetjen në koordinimin e punës mes sipërmarrësve dhe instancave lokale, për të disiplinuar përfundimisht këtë pjesë problematike.