AKEP, merr pjesë në punimet e mbledhjes së 30-të plenare të BEREC

berec

Tiranë më 27 shkurt 2017- Në Paris, Francë, u mbajt mbledhja e 30-të Plenare e BEREC (Organi i Rregullatorëve Europian për Komunikimet Elektronike). Temë kryesore e sesionit plenar të 30-të, ishin diskutimet dhe workshopi mbi Rishikimin e Rregullores mbi Komunikimet Elektronike si dhe diskutimet mbi draft udhëzimin e BEREC mbi implementimin e Rregullores Roaming “Roaming Regulation”, e cila pritet të hyjë në fuqi më datë 15 qershor 2017.

Duke ju referuar opinionit të BEREC mbi propozimin e Komisionit Europian për rishikimin e kuadrit rregullator për komunikimet elektronike e cila u adoptua në dhjetor gjatë sesionit të fundit plenar për vitin 2016, pikë kryesore e këtij sesioni ishte analiza e detajuar e kryer nga BEREC për cdo fushë të mbuluar nga rishikimi i kuadrit rregullator. Referuar çështjes së sipërpërmendur, pika më e rëndësishme e workshopit ishte rishikimi i kuadrit rregullator duke u bazuar në tre fusha kryesore: përdoruesit e fundëm, spektri dhe ndryshimet institucionale.

Tjetër çështje e rëndësishme ishte udhëzimi i cili do të hartohet nga BEREC mbi implementimin e Rregullores Roaming e cila do të hyjë në fuqi më datë 15 qershor. Udhëzimi ka një rëndësi të vecantë për operatorët të cilët do të duhet të përmbushin në mënyrë të plotë obligimet sipas rregullores.

Punimet e Mbledhjes Plenare të BEREC rakorduan me përvjetorin e 20-të të Autoritetit Fracez për Komunikimet Elektronike dhe Postare  (ARCEP) dhe të Grupit të Rregullatorëve të Pavarur (IRG). Në kuadër të këtij përvjetori u mbajt më datë 22 shkurt konferenca ndërkombëtare “RegTech is the new GovTech: review the regulations”. Në konferencë përfaqësues të autoriteteve rregullatore, komunitetit akademik dhe industries, patën diskutime interaktive të pasuara nga prezantime dhe tavolina te rrubullakëta.

Në këto evente të rëndësishme, AKEP u përfaqësua nga Z. Piro Xhixho - Kryetar, Znj. Anila Denaj - Anëtare e KD dhe nga z. Rudolf Papa - Drejtor i Kabinetit.

Për më shumë informacion mund të konsultohet linku i mëposhtëm:

http://www.berec.europa.eu/eng/events/berec_events_2017/127-30th-berec-plenary-meeting-in-paris-france