AKEP merr pjesë në takimin e grupit të ekspertëve mbi: "Bashkëpunimin për të fuqizuar Smart Grid për rritjen digjitale"

1.Smartgrids Geneva 2017Tiranë më 2 Mars 2017- Më datë 28 shkurt 2017 u mbajt në Gjenevë , Zvicër,  takimi i grupit të ekspertëve mbi “Bashkëpunimin për të fuqizuar Smart Grid për rritjen dixhitale”, organizuar nga Byroja e Zhvillimit të Telekomunikacionit (BDT),  e Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit (ITU), në përputhje me objektivat e Konferencës Botërore të Zhvillimit të Telekomunikacioneve (WTDC-14).

 

Qëllimi i takimit të grupit të ekspertëve ishte diskutimi mbi të ardhmen e Smart Grid si dhe shkëmbimi i përvojave në lidhje me përpjekjet e kaluara dhe aktuale të implementimit.

Smart Grid, mundëson një shpërndarje moderne dhe efektive të energjisë, mundësuar nga teknologjitë e fundit të informacionit dhe komunikimit (ICT), bashkëpunimi midis ofruesve të shërbimeve të komunikimeve elektronike dhe të energjsë luajnë rol vendimtar në përhapjen sa më efikase dhe të suksesshme të Smart Grid, duke ofruar një potencial të kosiderueshëm në reduktimin e kostos (bashkëpërdorimi i infrastrukturës).

Çështjet kryesore të trajtuara në takim ishin:

  • Roli i rregullatorit në promovimin e bashkëpunimit midis sektorit të energjisë dhe telekomunikacionit.
  • Roli i informacionit në infrastrukturë (bashkëpërdorimi) për bashkëpunimin midis dy sektorëve.
  • Faktorët kryesorë që ndikojnë në zhvillimin e infrastrukturës smart, midis ofruesve të shërbimeve të komunikimeve elektronike dhe ofruesve të energjisë.
  • Sfidat në administrimin të të dhënave personale, data security etj
  • Përfshirja e Sektorëve të tjerë për mbështetjen e zhvillimit të Infrastrukturës Smart.
  • Ndikimi i futjes së teknologjive të reja M2M (SIGFOX / LoRa) në tregun aktual etj 

Në këtë workshop, AKEP u përfaqësua nga z. Vasil Mitezi - Drejtor i Drejtorisë së Monitorimit  të Frekuencave Cilësisë dhe Inspektimit (DMFCI), i cili prezantoi eksperiencën e vendit tonë në implementimin e smart grid.

Prezantimi i AKEP në takimin e eksperteve mbi “Bashkëpunimin për të fuqizuar Smart Grid për rritjen dixhitale”

Më shumë informacion mbi workshop-in mund të gjendet në adresën:

http://www.itu.int/en/ITU-D/Regional-Presence/Europe/Pages/Events/2017/EGM/Collaborating-to-Power-the-Smart-Grids-for-Digital-Growth-.aspx