NJOFTIM MBI ZHVILLIMIN E PROVIMIT RADIOAMATOR

akep logo

AKEP, në zbatim të Rregullores “Për shërbimin radioamator në Republikën e Shqipërisë”, njofton se:

Në datën 16.03.2017, ora 10:00 do të zhvillohet provimi me shkrim për marrjen e Çertifikatës së aftësisë për radio amator, në brendësi të ambjenteve të shkollës së mesme “Kostandin Kristoforidhi”, pranë Tregut Çam, Tiranë;

Në datën 17.03.2017, ora 10:00 do të zhvillohet provimi praktikë me radio dhe MORS, pranë ambjenteve të Shoqatës Kombëtare të Radioamatorizmit tek Kompleksi Dinamo, Tiranë.

Në provim do të marrin pjesë vetem personat që kanë kryer regjistrimin duke dërguar kërkesën në AKEP si dhe kanë plotësuar  “Formularin e Regjistrimit për Provimin Radio Amator”.

Përsa më sipër, çdo kandidat, ditën e provimit duhet të ketë me vete një mjet identifikimi (kartë identiteti).  Mungesa e mjetit të identifikimit përbën arsye për mospjesëmarrje në provim.

Duke ju falenderuar për interesimin, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare në Republikën e Shqipërisë (AKEP).