Organizohet në Elabsan takimi i radhës mbi stabilizimin e infrastrukturës urbane të komunikimeve elektronike

foto takimi elbasan Në vijim të procesit për përmirësimin dhe stabilizimin e situatës së rrjeteve urbane të  komunikimeve elektronike, sipas kushteve teknike te Rregullores Nr. 22 “Mbi  kushtet  teknike për ndërtimin e infrastruktures së rrjeteve kabllore urbane  dhe rrjeteve me  fibra optike ndërurbane të komunikimeve elektronike”, për  vitin 2017, AKEP më datë  10.03.2017 organizoi takimin e radhes me sipërmarrësit që ushtrojne veprimtarinë në bashkinë e Elbasanit.

Në takim u evidentua puna e bërë gjatë vitit 2016, ku rezulton një përmirësim i infrastrukturës të komunikimeve elektronike në zonat e evidentuara dhe njoftuara nga AKEP në fillim të këtij viti në të cilat ka  përfunduar procesi i rikonstruksionit nga bashkia.

Për vitin 2017, në zbatim edhe të Ligjit Nr 120/2016 “Për zhvillimin e rrjeteve të komunikimeve elektronike të  shpejtësisë së lartë dhe sigurimin e së drejtës së kalimit”, AKEP kërkoi nga sipërmarrësit të përmbyllin punimet në akset që janë në proces rikonstriksioni të përbashkët me bashkinë.

 

Gjithashtu, AKEP informoi sipërmarrësit mbi masat e marra për administrimin e informacionit të bashkive për planet përkatëse të rikonstruksioneve. Të gjitha bashkive të vendit, duke përfshirë edhe bashkinë e Elbasanit, ju janë kërkuar parashikimet e rrugëve që do të rikonstruktohen dhe zonave që do të rehabilitohen, në të cilat duhet të parashikohen tubacione për rrjetet nëntokesore të telekomunikacioneve.

 

Në fund të takimit u zhvillua dhe një bisedë informuese me Kryetarin e AKEP, z. Piro Xhixho, ku u konfirmua edhe një herë angazhimi i AKEP për mbështetjen në koordinimin e punës mes sipërmarrësve dhe instancave lokale, për të disiplinuar përfundimisht këtë pjesë problematike.