Organizohet në Berat takimi i radhës mbi stabilizimin e infrastrukturës urbane të Komunikimeve Elektronike

foto-gjate-takimit-ne-beratNë vijim të procesit për përmiresimin dhe stabilizimin e situates të rrjeteve urbane të komunikimeve elektronike, sipas kushteve teknike te Rregullores Nr. 22 Mbi kushtet teknike për ndërtimin e infrastruktures së rrjeteve kabllore urbane dhe rrjeteve me fibra optike ndërurbane të komunikimeve elektronike”, për vitin 2017, AKEP më datë 17.03.2017 organizoi takimin e radhes me sipërmarrësit që ushtrojne veprimtarinë në  bashkinë e Beratit.

Në takim u evidentua puna e bërë gjatë vitit 2016, ku rezulton një përmirësim i infrastrukturës të komunikimeve elektronike ne zonat e evidentuara dhe njoftuara nga AKEP ne fillim të këtij viti.

Rritja e përgjegjshmërisë së sipermarrësve ndaj ketij problemi, ka sjelle që instalimet kabllore, pas largimit nga shtyllat e ndricimit, të behen në menyre më të kujdesshme dhe tentohet drejt instalimeve të teknologjive bashkekohore, kryesisht fibrën optike.

Për vitin 2017, në zbatim edhe të Ligjit Nr 120/2016 “Për zhvillimin e rrjeteve të komuniki meve elektronike të  shpejtësisë së lartë dhe sigurimin e së drejtës së kalimit”, AKEP kërkoi nga sipërmarrësit të përmbyllin punimet në akset që janë në proces rikonstriksioni të përbashkët me bashkine dhe koordinim me te mire midis tyre.

Në fund të takimit u zhvillua dhe nje bisedë informuese me Kryetarin e AKEP, z. Piro Xhixho, ku u konfirmua edhe nje here angazhimi i AKEP për mbeshtetjen në koordinimin e punës mes sipërmarrësve dhe instancave lokale, vecanerisht për zbatimin e detyrimeve që burojnë nga ligji Nr 120/2016, për sigurimin e së drejtës së kalimit.