AKEP merr pjesë në forumin për zhvillimin rajonal (RDF-EUR) dhe takimin përgaditor rajonal për Europën (RPM-EUR)

1.RMP-EURVilnius, Lituani me 26-28 Prill 2017- U zhvilluan ne Vilnius, Lituani Forumi për Zhvillim Rajonal (RDF-EUR), i cili u mbajt më 26 prill 2017 si dhe Takimi Përgatitor Rajonal për Evropën (RPM-EUR), i cili u mbajt me 27-28 prill 2017. Te dy takimet u organizuan nga Zyra e Zhvillimit të Telekomunikacionit (BDT) e Bashkimit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit (ITU), në bashkëpunim me Autoritetin Rregullator të Komunikimit të Republikës së Lituanisë. Z.Brahima Sanou, Drejtor i Byrosë së Zhvillimit të Telekomunikacionit të ITU (BDT) përshëndeti pjesëmarrësit në RDF-EUR dhe RPM-EUR. Z.Brahima Sanou falenderon kontributin e delegacionit shqiptar

AKEP u perfaqësua në këto evente të rëndësishme nga Z. Alban Karapici- Anëtar i Këshillit Drejtues dhe nga Znj. Marsida Drushku- Juriste.

Qëllimi kryesor i RDF-së ishte diskutimi i Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDGs) dhe impakti i tyre në vendet në zhvillim në Rajonin e Evropës, veçanërisht në fushat e zhvillimit të infrastrukturës së TIK, besimit në përdorimin e TIK-ut dhe partneritetet midis aktorëve të fushës. Forumi gjithashtu theksoi fushat kryesore të zhvillimit të TIK përtej 2017 duke kontribuar në zbatimin e SDGs.

 

Ne “Session 1: Fostering Development of ICT Infrastructure for Sustainable Development (SDG 9 & 7 / WSIS AL C2, C6, C7)”, z. Alban Karapici, mbajti fjalimin kryesor, duke theksuar mundësitë dhe sfidat së infrastrukturës së brezit të gjerë duke paraqitur disa nga projektet dhe aktivitetet kryesore lidhur me brezat e gjerë në Shqipëri. Gjithashtu u theksua rëndësia e bashkëpunimit rajonal dhe iu referua dy projekteve të binjakëzimit që Shqipëria ka me Poloninë dhe Slloveninë, në fushat e infrastrukturës dhe Cilësisë së Shërbimit.

 

Ne “Session 3: Digital Inclusion and ICT Innovation for Sustainable Development (SDG 4/5/9, WSIS AL C3, C4, C7), Znj. Marsida Drushku mbajti një prezantim mbi Qasjen Kombëtare të Inovacionit ne Shqiperi. Znj. Drushku në përfundimin theksoi se qeveria shqiptare po shqyrton aktualisht Planin Kombëtar të Veprimit të Strategjisë së Agjendës Dixhitale 2015-2020 dhe Programin e Reformës Ekonomike.

 

Qëllimi i RPM-EUR ishte identifikimi i prioriteteve në nivel rajonal, për zhvillimin e teknologjive të telekomunikacionit, të informacionit dhe komunikimit (TIK), duke marrë parasysh kontributet e paraqitura nga shtetet anëtare nga rajoni. Takimi përfundoi me një sërë propozimesh për çështjet prioritare që do të shërbejnë si bazë për formulimin e kontributeve në Konferencën Botërore të Zhvillimit të Telekomunikacionit që do të mbahet në Buenos Aires, Argjentinë, nga 9 deri më 20 tetor 2017 (WTDC-17).

 

RPM-EUR miratoi pesë iniciativa rajonale për Evropën për periudhën 2018-2021, për t'u dorëzuar në WTDC-17, si më poshtë:

 

       1.       RI-EUR 1: Infrastruktura me brez të gjerë, transmetimi dhe menaxhimi i spektrit,

2.       RI-EUR 2: Një përqasje qytetare për shërbimet për administratat kombëtare,

3.       RI-EUR-3: Qasja, përballueshmëria dhe zhvillimi i aftësive për të gjithë për të siguruar  përfshirjen             digjitale dhe zhvillimin e qëndrueshëm social dhe ekonomik,

4.       RI-EUR-4: Rritja e besimit në përdorimin e TIK-ut,

5.       RI-EUR-5: Ekosistemet e inovacionit në ICT.

 

 RDF EUR

 

Këto iniciativa rajonale do të prezatohen në mbledhjen e Komitetit të ITU, që do të mbahet më 4-6 korrik 2017, në Sofje të Republikës së Bullgarisë, për komente.

 

Informacion më i detajuar në:

 

http://www.itu.int/en/ITU-D/Conferences/WTDC/WTDC17/RPM-eur/pages/default.aspx