Takim me të rinjtë Radioamator të Elbasanit

foto gjate takimit me te rinjte Radioamator ElbasanMë datën 11 Maj 2017 në Gjimnazin « Vasil Kamami », Elbasan, e cila është një shkollë në  sistem komunitar u zhvillua nga Shoqata Kombëtare e Radioamatorizmit Shqiptar ceremonia e dorëzimit të Çertifikatave të Aftesisë Radioamatore për shërbimin MORS.

Në një ceremoni festive ju dorëzuan Çertifikatat Radioamatore grupit të nxënësve të kësaj shkolle që rezultuan me sukses në provimin  radioamator pranë AKEP, duke fituar të drejtën për Radioamator në shërbimin MORS.

Në ceremoninë e rastit ishin ftuar Z. Piro Xhixho - Kryetar i AKEP-it, Z. Stavri Bello -Sekretar i Përgjithshem i KOKSH, Z. Ilir Cela - përfaqesues i Bashkisë Elbasan etj.

Drejtoresha e shkollës Znj. Elisabeta Myftari shprehu kenaqësinë për punën e bërë nga nxënësit e shkollës duke premtuar mbështetje të vazhdueshme për grupin e radioamatorëve që drejtohej me shumë profesionalizëm nga mësuesi Z. Drini Dervishi.

Në fjalën e tij Z. Piro Xhixho shprehu angazhimin dhe mbështetjen e AKEP-it për rikthimin e ketij sporti dhe kenaqësine që tradita e radioamatorizmit nuk ka humbur në Elbasan dhe po shtrihet dhe në shkollat e qyteteve të tjera.

Z. Xhixho premtoi se AKEP do të jetë një mbështetje e fortë në procesin e testimit dhe çertifikimit të radioamatorëve, si një detyrë që rrjedh nga ligji por dhe vullneti i AKEP për të ngritur në nivele të larta shërbimin radioamator dhe do të jetë i gatshëm për çdo proces që mbështet çertifikimin e radioamatoreve në tre nivelet e tij të kualifikimit.

Në takim përshëndetën Z. Stavri Lekbello - Sekretar i Përgjithshëm i KOKSH, Z. Ilir Cela - përfaqësues i Bashkise Elbasan, Z. Fatos Demeti – Kryetar i Shoqatës Kombëtare të Radioamatorizmit Shqiptar si dhe veterani i radioamatorizmit Z. Hyqmet Shypheja.

Në perfundim u shpërndanë 11 çertifikata për nxënësit e shkollës Vasil Kamami dhe u bë një vizitë në kabinetin e radioamatorëve të shkollës.

   
IMG 8207 IMG 8206