Roli AKEP ne mbrojtje te perdoruesit

banner03-60-x-55-synolo-5AKEP-i ka të drejtë të zbatojë rregullimin e tarifave nëpërmjet një vendimi për rregullimin e tarifave për:

  1. shërbimet e përfshira në skemën e shërbimit universal, të ofruara nga ofruesi i shërbimi universal;
  2. shërbimet e ofruara nga sipërmarrësi me fuqi të ndjeshme në treg në tregun përkatës.

Gjatë rregullimit të tarifave që janë nën rregullim, AKEP merr parasysh, që ato të jenë të orientuara drejt kostos. Kjo nuk do të zbatohet për Ofruesit e Shërbimit Universal kur ofrojnë tarifa opsionale, paketa tarifore të veçanta dhe mënyra pagese të veçanta për pajtimtarët me të ardhura të pakta dhe/ose për pajtimtarët me nevoja të veçanta, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Për t’u pajisur me informacion të mëtejshëm rreth tarifave, duhet të kujtoni që:
Sipërmarrësit e rrjeteve dhe të shërbimeve të komunikimeve elektronike publike janë të detyruar të publikojnë informacion të saktë dhe të hollësishëm për tarifat dhe kushtet e përgjithshme për aksesin dhe përdorimin e shërbimeve të komunikimeve elektronike publike. Ky informacion publikohet me anë të mjeteve të informimit publik.
Si përdorues i ndonjë sipërmarrësi, të dhënat e tarifave duhet të jepen në Kontratën e pajtimit, nëpërmjet informimit se si ju mund të siguroni informacion të përditësuar për të gjitha tarifat e aplikuara. Ky informacion duhet t’u mundësojë kontrollin mbi shumën e faturuar. Prandaj Kontrata e pajtimit përmban:

  • Llojin dhe nivelin e tarifave të aplikueshme për ofrimin e shërbimit;
  • Mënyrat e pagesës, ose njoftimi që informacioni jepet në faturë;
  • Kosto e instalimit ose ri-instalimit të shërbimeve, kur aplikohet;
  • Nivelet minimale të konsumit (mujore ose ndryshe), aty ku janë të aplikueshme;
  • Shpenzimet e mirëmbajtjes, aty ku janë të aplikueshme;
  • Shpenzimet për qeranë e pajisjeve, aty ku janë të aplikueshme;
  • Kushtet kryesore të alokimit të zbritjeve të llogarisë, kur aplikohen;
  • Periudhat pik dhe off-pik, kur aplikohen, dhe tarifat gjatë këtyre periudhave;
  • Si dhe ku, pajtimtari mund të sigurojë informacion të përditësuar mbi tarifat;
  • Tarifat e aplikueshme për shërbimin, që janë në fuqi ditën e nënshkrimit të kontratës, që vendosen në aneksin e kontratës;

AKEP u ofron perdoruesve te sherbimeve te komunikimeve elektronike mundesi per te zgjedhur mes paketave te ndryshme, paketen me optimale dhe me ekonomike, nepermjet udhezuesve te meposhtem: