Shërbimi i akses internetit - Si të zgjedhim

Zgjedhja e shërbimit të Akses Internetit

Vendimi për të kontraktuar shërbimin e Akses Internetit duhet të rezultojë nga një zgjedhje e vetëdijshme  dhe pas një informacioni të plotë mbi këtë shërbim.

Kur vendosni, duhet të keni në konsideratë faktorë të tillë si:
  • Nevojat tuaja në përdorimin e shërbimit: janë përcaktuese në zgjedhjen e shërbimit më të përshtatshëm, veçanërisht në zgjedhjen e aksesit të lëvizshëm apo të qëndrueshëm të Internetit. Si rregull i përgjithshëm, aksesi fiks është më i shpejtë dhe më  i sigurt se aksesi i lëvizshëm,gjithashtu siguron kapacitet më të madh për doënload-ime të përmbajtjes kënaqshëm. Nga ana tjetër, aksesi i lëvizshëm ofron më shumë fleksibilitet, që mund të përdoret në çdo kohë dhe në çdo vend, duke ju përgjigjur në këtë mënyrë nevojave në lëvizje;
  • Llojin e konsumit tuaj: nëse ju kërkoni përdorimin e këtij shërbimi pa kufizime të trafikut; nëse ju dëshironi të përdorni shërbimin, vetëm, ose më shpesh gjatë periudhave të caktuara të ditës ose të javës; nëse ju preferoni të kufizoni shërbimin tuaj vetëm në një vlerë të kufizuar ; nëse dëshironi të paguani vetëm për atë që ju përdorni, etj.;
  • Tarifat më të përshtatshme: planet tarifore që janë më të përshtatshme për përdorimin e shërbimit në kohë të caktuara të ditës, javës; tarifat më të leverdishme kur përdorimi i shërbimit është i palimituar; paketat e minutave, me kushte fleksibël të përdorimit, etj.;
       
  • Shpenzimet që lidhen me përdorimin e shërbimit: të gjitha llojet e tarifave për përdorim dhe mirëmbajtje, tarifat periodike të qerave, si edhe të dhëna për  ndonjë ulje;
  • Mbulimi i shërbimit: nëse shërbimi është i disponueshëm në zonat që ju dëshironi ta përdorni atë;

    Ofruesit e Akses Internetit duhet të sigurojnë informacion mbi mbulimin me shërbim, si dhe referimet përkatëse se ku mund të sigurohet informacioni më i fundit. Ky informacion duhet të publikohet dhe përgatitet në një formë të qartë dhe të kuptueshme, me shkrim, në pikat tregëtare të ofruesit të shërbimit dhe agjentëve, partnerëve të tij si dhe në website-et e tyre, si dhe duhet të jetë pa pagesë në të gjitha pikat tregëtare.
  • Nivelet e cilësisë në termat e shpejtësisë maksimale dhe mesatare të akses Internetit: Çdo referim për nivelet e cilësisë duhet të shoqërohet me shënimin që shpejtësia e ofruar nuk mund të për të gjitha llidhjet gjatë gjithë kohës dhe që shpejtësia aktuale varet nga niveli i përdorimit të rrjetit dhe shërbimi te i cili është lidhur pajtimtari.
  • Nivele të tjera të cilësisë të ofruara nga ofrues të ndryshëm të shërbimit;
  • Pajisjet që duhen për shërbimin: Ju duhet të kontrolloni çfarë karakteristikash duhet të kenë pajisjet, duke marrë në considerate nevojat tuaja dhe mënyrën e përdorimit të shërbimit. Aktualisht shërbimi i akses Internetit është shumë i thjeshtë  dhe i mundshëm për pjesën më të madhe të popullsisë. Në rastin e aksesit fiks, është e mjaftueshme të kesh një linjë telefoni të instaluar dhe modem-in e kërkuar. Në rastin e akses Internetit të lëvizshëm, është e nevojshme të kesh një kompjuter portabël ose pajisje me kartë rrjeti valor.
  • Ndonjë kufizim në aksesin e përdorimit të shërbimit: që rezulton, në veçanti nga verifikimi paraprak i kushteve teknike të nevojshme për ofrimin e shërbimit (p.sh.pamundësia për akses Interneti në regjistrimin për një produkt të përcaktuar të shërbimit telefonik, kërkesa për pajtueshmëri midis shërbimit të përdorur dhe programit mbështetës);

Ofruesit e këtij shërbimi

Ju lutemi shikoni regjistrin e sipërmarrësve

Perdoruesit e sherbimit te internetit mund te zgjedhin paketen me te leverdisshme ndermjet operatoreve qe e ofrojne kete sherbim, duke u orientuar ne guiden e meposhtme”.