Cilësia e Shërbimit

Që përdoruesit të jenë të informuar kur duhet të zgjedhin një kompani të shërbimit të qëndrueshëm telefonik, apo shërbimin që plotëson më mirë kërkesat e tyre, ata duhet të jenë të mirëinformuar dhe me cilësinë e shërbimit të çdo sipërmarrësi. Kjo përfshin dhe sipërmarrësin e shërbimit universal.

Ju lutem shikoni; Rregulloren për treguesit e cilësisë së shërbimit

Rregullorja e cilësisë së shërbimit:

Rregullorja e Cilësisë së Shërbimit vendos parametrat e cilësisë të aplikueshme në shërbimin e qëndrueshëm telefonik të cilat maten nga sipërmarrësit. Gjithashtu krijon përmbajtjen e këtyre parametrave, formatin dhe mënyrat e publikimit të informacionit mbi cilësinë e shërbimeve të ofruara. Qëllimi i rregullores është që të sigurojë publikimin dhe të bëjë të vlefshme, të krahasueshme, të qarta, të plota dhe të përditësuara të dhënat e  sipërmarrësve për cilësinë e shërbimeve të ofruara prej tyre.

Informacioni mbi cilësinë e shërbimit
Rregullorja e cilësisë së shërbimit nuk imponon nivelet minimale të cilësisë së shërbimit mbi sipërmarrësit e shërbimit të qëndrueshëm telefonik. Sipërmarrësit duhet të publikojnë nivelet e cilësisë që ata ofrojnë në kontratat e shërbimit, bashkë me detajet e skemave të kompesimit dhe rimbursimit në rastin e mungesës së niveleve të cilësisë së ofruar.


Kjo do të thotë që në rastin kur sipërmarrësi merr përsipër të sigurojë nivele të caktuara të cilësisë dhe nuk i përmban ato, përdoruesi ka të drejtën e kompesimit, të cilën duhet ta kërkojë direkt nga sipërmarrësi, ose nëpërmjet AKEP, ose Gjykatës. Nëse sipërmarrësi zgjedh të ofrojë shërbime jo me cilësinë e kërkuar, kjo gje duhet specifikuar në Kontratën e pajtimit.
Në të gjitha rastet, sipërmarrësit e shërbimit të qëndrueshëm telefonik duhet të bëjnë të disponueshëm, përpara nënshkrimit të kontratës, të qartë, të krahasueshëm  dhe të përditësuar informacionin mbi cilësinë e shërbimit që ata ofrojnë.
Informacioni mbi parametrat e cilësisë duhet të bëhet publik për përdoruesit, me shkrim, në të gjitha pikat e shitjes (të sipërmarrësit, agjentëve të shitjeve të tij  apo partnerëve të shpërndarjes) dhe duhet gjithashtu të publikohet  në web-site  respektive.
Rregullorja e Cilësisë së Shërbimit vendos një set të parametrave të cilësisë së shërbimit që sipërmarrësit duhet të matin dhe të raportojnë për përdoruesit.
  • Kohën për lidhjen fillestare
    Koha matet në ditë kalendarike, kohëzgjatja nga momenti kur përdoruesi ka bërë kërkesën për shërbimin deri në kohën që shërbimi bëhet i disponueshëm për pajtimtarin.
  • Numri i raporteve të difekteve për linjë fikse aksesi
    Matet numri i difekteve që ka dëmtuar përdoruesit e shërbimit të sipërmarrësit , që rezulton në ndërprerjen e shërbimit ose në keqësimin e tij për rrjetin e sipërmarrësit ose ndonjë rrjet tjetër publik.
  • Koha e riparimit të difekteve
    Koha e matur në orë të njëpasnjëshme, nga ndodhja e difektit në rrjetin e sipërmarrësit (ose ndonjë rrjet tjetër publik) që ka dëmtuar pajtimtarin dhe koha e rivendosjes së plotë të shërbimit.
Informacioni që duhet të përmbajë Kontrata e pajtimit
Kontrata duhet të përmbajë qartë  nivelet e cilësisë së së shërbimit që sipërmarrësi merr përsipër të sigurojë për përdorueisn, d.m.th. minimumi i niveleve të cilësisë së shërbimit që çon në pagesën e kompesimit ose të rimbursimit kur nuk sigurohet cilësia e duhur.
Veç përcaktimit të kohës maksimale të lidhjes së shërbimit nga sipërmarrësi, e cila duhet të përfshihet në kontratë , AKEP sugjeron që sipërmarrësit duhet të përfshijnë tregues të caktuar të cilësisë në kontratën e pajtimit. Gjithashtu duhet bërë e njohur se kur  sipërmarrësi mund të  zgjedhë  nëse do t’i adoptojë apo jo këta tregues.
Difektet dhe asistenca teknike
Sipërmarrësit e shërbimit telefonik të qëndrueshëm duhet të sigrurojnë shërbim të rregullt dhe të pandërprerë. Ata gjithashtu duhet të riparojnë difektet dhe të kryejnë mirëmbajtjen dhe riparimin e infrastrukturës ( rrjetin, kabllot, pajisjet radioelektrike dhe fibre optike)  dhe pajisjet telefonike, infrastruktura dhe pajisje që disponohen nga sipërmarrësit apo që përdoren për sigurimin e shërbimit. Këto detyrime duhet të pasqyrohen në Kontratat e pajtimit. Sipërmarrësit e shërbimit të qëndrueshëm telefonik nuk janë përgjegjës për riparimin e difekteve në pajisjet që i takojnë përdoruesit.
Gjithashtu rekomandohet, po në lidhje me këtë, që kontratat duhet të pasqyrojnë:
  • Detyrimin e sipërmarrësit për të rënë dakord për datën dhe kohën e riparimit me përdoruesin, kurdo qoftë e nevojshme për akses të vëndit të instalimit;
  • Informacion mbi shërbimin për raportimin e difekteve të raportuara dhe kushtet e funksionimit të saj ( si të raportohen difektet, oret e punës, kosto e kontaktit me këtë shërbim, etj…) ;
  • Niveli minimal i cilësisë i ofruar me kushtet dhe kohën që duhet për të riparuar difektet.
  • Koha maksimale sipas së cilës, difekti nuk është riparuar, sipërmarrësi merr përsipër të informojë përdoruesin për situatën në lidhje me difektin e raportuar.