Pezullimi i shërbimit

Kusht kryesor i kontratës të shërbimit të qëndrueshëm telefonik është që duhet të përcaktojë që shërbimi nuk mund të ndërpritet pa një njoftim paraprak, me përjashtim të rasteve të paparashikueshme apo në kushtet e forcave madhore.
Në situatat kur faturat nuk janë paguar, kontrata duhet të përcaktojë që pajtimtarit i bëhet një njoftim paraprak, 10 ditë përpara pezullimit të kontratës, duke detajuar:
  • Arsyen e pezullimit;
  • Si mund të evitohet pezullimi dhe shërbimi të kthehet në gjendjen e mëparshme, nëse është ndërprerë.
Sipërmarrësi mund të pezullojë shërbimin vetëm mbas plotësimit të kushteve në rastin e mos-pagesës së faturave. Edhe në këtë situatë pajtimtari ka të drejtën e pagesës së pjeshme të faturës dhe të marrjes së faturës për këtë pagesë. Në këtë rast ndërprerja mund të jetë e kufizuar për shërbimet që janë paguar, përveç rastit kur është teknikisht e pamundur të bëhet ndarja e shërbimeve.
Për më tej, gjatë periudhës së ndërprerjes dhe deri në ndërprerjen e shërbimit, pajtimtari duhet të ketë të garantuar aksesin e thirrjeve pa pagesë, të tilla si numri i emergjencës – 112.