Anullimi i shërbimit

Informacioni që duhet të përfshihet në kontrata

Kontrata e pajtimit të shërbimit të lëvizshëm telefonik specifikon kohëzgjatjen dhe kushtet që lidhen me përfundimin ose rinovimin e kontratës.

Në këtë aspekt Kontrata përmban:
  • Kohëzgjatjen e kontratës;
  • Kohën e njoftimit paraprak që duhet bërë nga njëra palë për përfundimin e kontratës ose anullimin e saj;
  • Shkaqet e arsyeshme për përfundimin e kontratës nga palët;
  • Termat dhe kushtet e kryesore për rinovimin e kontratës;
  • Termat dhe kushtet kryesore të përfundimit të kontratës, duke përfshirë detyrimin e kompanisë për të kthyer në gjendjen e mëparshme ambientin e përdoruesit, ku është e mundur kjo gjë;
  • Kohën për njoftimin paraprak që kërkohet në rastin e përfundimit të kontratës dhe referencën se si do të njoftohet përdoruesi.
AKEP ka sugjeruar që sipërmarrësit të vendosin kohën maksimale për shkëputjen apo deaktivizimin e shërbimit në kontratë. Në rastin kur sipërmarrësi vendos një nivel tjetër për këtë tregues të cilësisë dhe nuk e përmbush atë, përdoruesi ka të drejtë të marri kompesim që mund të merret direkt nga sipërmarrësi, ose në rastin e mosmarrveshjeve, nëpërmjet gjykatës. Nëse sipërmarrësi zgjedh të mos vendosë dispozita të tilla, duhet të informojë në mënyrë të detajuar në kontratë.

Kontratat në largësi.
Nëse Kontrata lidhet duke përdorur një sistem të ofrimit të shërbimit në largësi, ose kur kontrata është propozuar dhe konkluduar nga shtëpia, kontrata duhet të shpjegojë të drejtën e anullimit për 14 ditët në vazhdim nga dita e nënshkrimit të kontratës.


Afati fillestar i kontratës
“Afati fillestar i kontratës” është koha gjatë së cilës pajtimtari nuk mund ta zgjidhë kontratën pa paguar penalitete për ndërprerjen e saj para kohës minimale.
Nëse sipërmarrësi i shërbimit telefonik të lënvizshëm kërkon të vendosë “Afat fillestar të kontratës” duhet ta specifikojë në kontratat respektive, të cilat duhet të përfshijnë informacionin e mëposhtëm:
  • “Afati fillestar i kontratës” duhet të justifikohet me përgatitjen e përfitimeve për përdoruesin (subvencione pajisjesh, përfitime për shpenzimet e aktivizimit të shërbimit ose ulje kontraktuale);
  • Kohëzgjatja e Afatit fillestar të kontratës;
  • Nëse periudha minimale kërkon kthimin e ndonjë pajisjeje, apo ndonjë pjese të saj, kosto e pajisjes duhet të specifikohet;
  • Referencat se si përdoruesi, shpejt dhe thjesht, mund të mësojë në çdo kohë për koston e  përfundimit të kontratës brenda “Afatit fillestar të kontratës”;
  • Të dhëna për formulën e përdorur për llogaritjen e shumës që duhet paguar nëse përdoruesi e zgjidh kontratën para “Afatit fillestar të kontratës”;
  • Nëse, në fund të “Afatit fillestar të kontratës”, ose në rastin e ndërprerjes së saj para afatit, përdoruesi zgjedh t’i paguajë sipërmarrësit shumën e përfituar në fillim prej tij, përdoruesi do të ketë të drejtën të mbajë pajisjen pa ndonjë detyrim shtesë për të.  
Kontratat e përfunduara nuk kanë periudhë fillestare për më shumë se 24 muaj.

Pajisje të lejuara
Pajisje të lejuara të shërbimit telefonik të lëvizshëm-referuar shërbimit konsistojnë në download-imin e një software-i që lejon aksesin e pajisjes për operatorët e tjerë ose ofruesit e shërbimit.  
Ky shërbim duhet të përmbushet nga sipërmarrësi i shërbimit që bllokon pajisjen, brenda jo më shumë se pesë ditësh që është kërkuar shërbimi.
Kufizime ligjore nuk janë vendosur për shumat që sipërmarrësit mund të vendosin për shërbimin e pajisjeve të lejuara, kështu që përdoruesit duhet të kenë kujdes që:
Në rastin e vendosjes së periudhës fillestare:
  • pas përfundimit të periudhës fillestare, sipërmarrësit e ofrimit të shërbimit nuk lejohet të vendosin detyrime për shërbimin e pajisjes së lejuar;
  • Nëse përdoruesit kërkojnë një ndërprerje të kontratës, detyrimi për shërbimin e çbllokimit duhet të sigurohet nga zbritja e çmimit të pajisjes në datën e saj të blerjes (pa ndonjë zbritje interesi, subvencioni) që tashmë është paguar nga përdoruesi, duke përfshirë edhe ndonjë shumë tjetër të depozituar tek sipërmarrësi.
Në rastin e mosparashikimit të periudhës fillestare shuma për shërbimin e pajisjeve të lejuara nuk duhet të tejkalojë koston e pajisjes në datën e saj të blerjes minus shumën tashmë të paguar nga përdoruesi.
Sipërmarrësit e shërbimit duhet të informojnë mbi karakteristikat e pajisjeve ( domethënë nëse janë të lejuara, çmimin dhe kushtet e lejimit) çmimin për një pajisje të lejuar dhe jo të lejuar, mbarimin e periudhës fillestare, nëse diçka, dhe për çbllokimin e pajisjes, dhe shumën që përdoruesi duhet të paguajë për ndërprerjen e kontratës para përfundimit të afatit fillestar të kontratës.