Faturimi

Faturimi për shërbimet

Sipërmarrësit që ofrojnë shërbim telefonik të lëvizshëm duhet t’u ofrojnë pajtimtarëve të tyre faturë mujore
.

Në kontrata duhet të jetë e specifikuar që Fatura e shërbimit do të jetë mujore, ndërsa pajtimtarët duhet të kenë të drejtën të kontrollojnë faturat e tyre dhe të paguajnë edhe pjesërisht, pra të ekzistojnë fatura me vlera të pjesshme.
Në këtë kontekst AKEP rekomandon që kontrata të përfshijë:
  • Specifikime të faturës së detajuar kur kërkohet nga pajtimtari;
  • Si do të emetohet fatura (në formë elektronike apo dorazi);
  • Koha e pagesës pas dërgimit të faturës;
  • Çmimi (kur është i aplikueshëm) i ndonjë lloj fature;
  • Opsione të disponueshme për pajtimtarin për llojet e faturave, kur është e aplikueshme;
  • Pasojat e pagesave të vonuara të faturave.
Pajtimi mujor (Pagesa fikse mujore)

Sipas legjislacionit aktual, Fatura e detajuar për shërbimet telefonike publike duhet të përfshijë, edhe pagesën fikse mujore për shërbimin;

Fatura e detajuar
Pajtimtarët e shërbimit telefonik të lëvizshëm kanë të drejtë të marrin faturë të detajuar sipas kërkesës së tyre. Vemë në dukje, që kushtet në të cilat bëhet e disponueshme fatura e detajuar, si edhe niveli i detajimit, janë të përcaktuara nga sipërmarrësi sipas termave të vendosura në kontratat e pajtimit.
Sipërmarrësi duhet të balancojë gjithashtu të drejtat e përdoruesve që marrin faturë të detajuar me të drejtën që përdoruesit që bëjnë thirrje dhe ata që marrin kanë të njëjtën privatsi.  Thirrjet pa pagesë si thirrjet drejt numrave të emergjencës, mund të mos përfshihen në faturë.

Faturimi per/sekond
Aktiviteti i sipërmarrësve në përputhje me legjislacionin në fuqi si dhe me aktet nënligjore të AKEP, bën që në lidhje me faturimin të mos kenë sens thirrjet me kohëzgjatje më të vogël se një sekond. Ka një kohë minimum që përbën atë që quhet “produkti i zërit”. Kjo plotëson nevojën minimale për përdoruesit për të realizuar kontaktin dhe nuk mund të konsiderohet një konsum minimum i detyrueshëm dhe aq më pak një tarifë aktivizimi.
Në vazhdim kjo kohë minimale, do të kishte sens për faturimin per/sekond pa kohëzgjatjen e thirrjes në total. Prandaj, gjithë sipërmarrësit kanë një tarifë të tillë – një kohë fillestare të ndjekur nga tarifimi per/sekond – duket mënyra më e mirë e sigurimit të raportit midis kërkesës për vendosjen e tarifave nga sipërmarrësit dhe legjislacionit që lidhet me to.