PLANI I PERDORIMIT TE FREKUENCAVE

Plani i Perdorimit te Frekuencave, miratuar me vendimi te Keshillit Drejtues nr.2418 date 06.02.2014, hartohet per te siguruar nje perdorim efektiv dhe pa interferenca te frekuencave. Ky plan përfshin:

  • Brezat e frekuencave të percaktuara në Planin Kombëtar të Frekuencave (PKF) të miratuar me vendimin e Këshillit të Ministrave nr.466, datë 27.02.2013, për përdorime “civile”, të cilat mund të përdoren për qëllime civile, si dhe zbatimet e shërbimeve radio të përcaktuara në këto breza frekuencash;
  • Rregullat lidhur me përdorimin e brezave të frekuencave, përfshi karakteristika të administrimit të frekuencave për rrjete të radiokomunikimeve, radio stacioneve dhe të pajisjeve radio, metodën e dhënies së frekuencave, raste të ndryshëm nga autorizimi individual i përdorimit të frekuencave, kërkesat teknike dhe kushtet e operimit lidhur me operimin e radio sistemeve;

Anekset dhe Kerkesat Teknike te Nderfaqeve Radio jane pjese integerale e Planit te perdorimit te frekuencave.

Kerkesat Teknike te Nderfaqeve Radio përcaktojnë kushtet për përdorimin  e frekuencave dhe pajisjeve radio për komunikimet elektronike ne breza te ndryshem frekuencash si dhe regjimin e perdorimit te tyre.

Plotesimi i kërkesave themelore përbën kushtin kryesor për ofrimin në treg dhe vendosjen në përdorim të  pajisjeve radio për komunikimet elektronike në Republiken e Shqiperise.

Anekset përmbajnë ndarjet e detajuara ne kanale të brezave të frekuencave për radio sistemet, kritere per perdorimin e tyre, statusin e seciles frekuence dhe zonen e perdorimit.