AKSESI NE RRJETIN POSTAR

Referuar nenit 35 të Ligjit 46/2015 “Për Shërbimet Postare në Republikën e Shqipërisë”, Ofruesit e Shërbimeve Postare kanë të drejtën e aksesit në rrjetin postar të Ofruesit të Shërbimit Universal Postar.

Ofruesi i Shërbimit Universal, Posta Shqiptare sh.a, duhet të mundësojë aksesin në rrjetin e tij postar, kurdoherë dhe kudo që të jetë e mundur, për çdo ofrues të shërbimeve alternative postare autorizuar nga AKEP dhe përdorues me shumicë të shërbimeve postare (përdorues të aksesit), që ka paraqitur një kërkesë me shkrim në pajtim me dipozitat e Ligjit 46/2015 dhe akteve nënligjore.

Ofruesi i SHU, duhet të mundësojë aksesin në rrjetin e tij postar në përputhje me parimet e transparences, mosdiskriminimit dhe duke respektuar kushtet e aksesit të përcaktuara në Rregulloren Nr.36, datë 29/10/2015, “Për Ofrimin e Shërbimit Universal Postar”, miratuar me Vendimin Nr.2627, datë 29.10.2015 të Këshillit Drejtues të AKEP. 

Aksesi në rrjetin postar të ofruesit të shërbimit universal postar përfshin gjithashtu dhe aksesin ndaj të dhënave të ofruesit të shërbimit universal postar.

Aksesi në rrjetin postar kryhet në pikat e mëposhtme të aksesit:

a) Në ato pjesë të rrjetit postar ku kryhet përqendrimi i dërgesave postare nga pjesë të ndryshme të rrjetit të aksesit - për të gjitha objektet postare;

b) Në ato pjesë të rrjetit postar, ku objektet postare përgatiten për shpërndarje në pikat e rrjetit postar ku kryhet dorëzimi -për objektet postare të grupuara sipas destinacionit ose sipas adresave të marrësve, në mënyrën e kërkuar nga ofruesi i shërbimit universal.  

Aksesi ndaj të dhënave të ofruesit të shërbimit universal përfshin aksesin në:

a) Sistemin e kodeve postare (mundësimi i aksesit për përdoruesit për të përdorur bazën e të dhënave lidhur me numrat dhe kodet postare të ofruesit të shërbimit universal);

b) Bazën e të dhënave për klasifikim e dërgesave postare (mundësimi i aksesit për përdoruesit për të përdorur bazat e të dhënave përkatëse me qëllim grupimin e objekteve postare në mënyrën e duhur dhe aksesin në rrjetin postar);

c) Të dhënat rreth ndryshimeve të adresës (mundësimi i aksesit për përdoruesit për të përdorur të dhënat ekzistuese, të mbledhura nga ofruesi i shërbimit universal, në lidhje me ndryshimet që kanë të bëjnë me adresat e marrësve të objekteve postare);

d) Shërbimin e dërgimit së objekteve postare dhe shërbimin e kthimit të dërgesave postare tek dërguesit. 

Parimet për përcaktimin e çmimeve:

1.   Çmimet e aksesit në rrjetin postar do të përcaktohen në bazë të përqindjes së çmimit për shërbimin përkatës në Tarifat e ofruesve të shërbimeve universale, duke reduktuar çmimin për shpenzimet e asaj pjese të aktivitetit të kryer nga përdoruesit e aksesit në rrjetin postar.

2.   Çmimet e aksesit në rrjetin postar dhe çmimet e aksesit në të dhënat dhe shërbimet e parashikuara në nenin 35, paragrafi 1 të Ligjit për shërbimet postare do të jenë pjesë përbërëse e Tarifave të shërbimit universal për ofruesit e shërbimit universal. Page 14 of 19 

3.    E drejta për çmimin e përmendur në paragrafin 1 të këtij neni do të ushtrohet nga përdoruesit e aksesit të cilët kanë akses në rrjetin postar me të paktën 5000 objekte postare në një muaj.

4.   Llogaritja e vlerave referuese e kostove të fazave të veçanta në ofrimin e shërbimeve duhet të depozitohet nga ofruesi i shërbimit universal pranë AKEP së bashku me tarifat e shërbimit universal. AKEP mund të miratojë një vendim i cili ndryshon apo revokon plotësisht apo pjesërisht çmimet e aksesit në rrjetin postar, para ose pas publikimit të tyre.

     Për më shumë informacion mbi kushtet për aksesin në rrjetin postar të ofruesit të shërbimit universal postar, klikoni këtu.