Slide show

FAQ-2-button

KONSULTIMI I
PERDORUESIT

Shërbimet e komunikimeve elektronike ofrohen nga sipërmarrësit të cilët janë të pajisur me autorizim nga AKEP. Informacion në lidhje me sipërmarrësit e autorizuar për të ofruar shërbime të komunikimeve [...më tepër]

Keshilli Drejtues

E-mail Print PDF

Alketa MUKAVELATI

KRYETARE

alketa-mukavelati-lDatëlindja 1975, diplomuar më 1998, “Jurist i Përgjithshëm” në Universitetin e Tiranës. Në vitin 2000 fillon karierën në sektorin e postë-telekomunikacioneve si juriste dhe para marrjes së detyrës së Anëtarit të Këshillit Drejtues të AKEP, më datë 26.11.2009, ushtronte funksionin "Drejtor i Politikave te Poste-Telekomunikacioneve" në Ministrinë e Punëve Publike Transportit dhe Telekomunikacionit.
Me  datë 02.05.2013 Znj. Alketa Mukavelati eshte mandatuar Kryetare e Keshillit Drejtues te AKEP.

Aktualisht, punon për marrjen e gradës “Doktor Shkencash” pranë fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, me temë: “Legjislacioni i BE në fushën e TIK dhe Komunikimeve Elektronike – Implementimi i Plotë në Shqipëri”.

Benon PALOKA

ANETAR

benon-palokaDatëlindja 1971, diplomuar më 1993, në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” në “Matematikë-Fizikë”. Në vitin 2000 merr titullin “Master of Science in Information Systems Developmet” nga Universiteti i Hertfordshire. Punon si pedagog i informatikës pranë Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Para marrjes së detyrës së Anëtarit të Këshillit Drejtues të AKEP ishte në funksionin “Drejtor i Shërbimit të Teknologjisë së Informacionit” në Kuvendin e Shqipërisë.

Alban KARAPICI

ANËTAR

Alban-KarapiciLindur më 1968, diplomuar më 1992, “Inxhinier Elektronik” në Universitetin Politeknik të Tiranës. Ka titujt M.Sc. në fushën e telekomunikacionit dhe MBA. Eshte doktorant ne Teknologjitë e Infomacionit dhe Komunikimit.
Me 19 vjet eksperience në projektimin, implementimin dhe menaxhimin e sistemeve të telekomunikacioneve dhe radiotelevizive, ne Shqiperi dhe Kanada,
Para marrjes së detyrës së Anëtarit të Këshillit Drejtues të AKEP, ishte në funksionin e Anëtarit të KKRT dhe Këshilltar në kabinetin e CEO, të kompanisë Albtelecom.

Zamira NURÇE (XHIHOLLI)

ANËTAR

zamira-nurce-lDiplomuar më 1988, “Financier i Lartë” në Universitetin Bujqësor Tiranë. Në vitin 2007, merr titullin "Master në Politika Agrare". Eksperiencën e fituar në sektorin e ekonomisë e demostron si pedagoge e jashtme pranë UAT përpara emërimit në detyrën e Anëtarit të Këshillit Drejtues të AKEP, më 26.11.2009.

Elkeda DOMI

ANËTAR

Elkeda-DomiDiplomuar në 1998, “Inxhiniere Elektronike” në Universitetin Politeknik të Tiranës. Fillon karrierën në vitin 1998 si drejtuese pranë një kompanie private prodhuese te pajisjeve elektronike. Më 2004 deri 2011 ka punuar prane AKEP si specialiste në drejtorinë e liçensimit, drejtorinë e rregullimit teknik. Para marrjes së detyrës së Anëtarit të Këshillit Drejtues të AKEP, ishte përgjegjëse sektori në drejtorinë e komunikimeve elektronike dhe postare pranë Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.
 

Aktualitet

PORTABILITETI FIKS TANI NE TE GJITHE VENDIN

Duke filluar nga 1 Prill 2013 sherbimi i portabilitetit te numrave fiks eshte prezent ne te gjitha zonat gjeografike.Permbyllet keshtu faza e dyte e projektit te portabilitetit te numrit fiks i cili me pare kishte filluar me pare ne muajin Shtator 2012 me zona gjeografike si Berat, Lushnje ...

[...me teper]

Kërkoni

Sherbimi ndaj Konsumatorit

AKEPka pergatitur guiden e meposhtem per tarifat e sherbimeve te komunikimeve elektronike qe do ta orientoje perdoruesin e ketyre sherbimeve ne perzgjedhjen e nje pakete sa me ekonomike:
Slideshow Image 1
Slideshow Image 2
Slideshow Image 3
Slideshow Image 4
Slideshow Image 5
Slideshow Image 6

Historiku-13-red

Vendodhja-13-red.png