Slide show

FAQ-2-button

KONSULTIMI I
PERDORUESIT

Shërbimet e komunikimeve elektronike ofrohen nga sipërmarrësit të cilët janë të pajisur me autorizim nga AKEP. Informacion në lidhje me sipërmarrësit e autorizuar për të ofruar shërbime të komunikimeve [...më tepër]

Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkutiptimit midis AKEP dhe ART

E-mail Print PDF
nenshkrimi-me-kosovenNë datën 22 Mars 2010, në Prishtinë u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare të Republikës së Shqipërisë (AKEP) dhe Autoritetit Rregullator të Telekomunikacioneve të Republikës së Kosovës (ART).
Qëllimi i këtij memorandumi është shkëmbimi në mënyrë të rregullt të informacionit përsa i përket zhvillimit te politikave dhe strategjive për komunikimet elektronike në shtetet respektive, informacionit mbi aktivitetet në tregjet e komunikimeve elektronike.
Gjithashtu, MoU parashikon shkëmbimin e delegacioneve të ekspertëve në baza të rregullta ose sipas nevojës, ad-hoc, për studimin e aspekteve teknike, ligjore dhe aspekteve të tjera të aktiviteteve të një rregullatori.
Zyrtarët e lartë të Palëve, do të shkëmbejnë pikëpamje dhe/ose do të ndërmarrin veprime dhe pozicione të përbashkëta në forume dhe organizata evropiane dhe ndërkombëtare, që kanë të bëjnë me sektorin e komunikimeve elektronike.
Për AKEP, MoU u nënshkrua nga Z. Piro XHIXHO-Kryetar i Këshillit Drejtues dhe për ART nga Z. Ekrem HOXHA-Kryetar i Bordit/Drejtor Ekzekutiv. Pas nënshkrimit kryetarët e të dy delegacioneve dhanë një konferencë për mediat.
AKEP, ka planifikuar që së shpejti të nënshkruajë MoU edhe me vende të tjera të rajonit si Maqedoni, Mal të Zi etj., me qëllim rritjen e frymës të bashkëpunimit dhe përfitimit në sektor.
 

Aktualitet

PORTABILITETI FIKS TANI NE TE GJITHE VENDIN

Duke filluar nga 1 Prill 2013 sherbimi i portabilitetit te numrave fiks eshte prezent ne te gjitha zonat gjeografike.Permbyllet keshtu faza e dyte e projektit te portabilitetit te numrit fiks i cili me pare kishte filluar me pare ne muajin Shtator 2012 me zona gjeografike si Berat, Lushnje ...

[...me teper]

Kërkoni

Sherbimi ndaj Konsumatorit

AKEPka pergatitur guiden e meposhtem per tarifat e sherbimeve te komunikimeve elektronike qe do ta orientoje perdoruesin e ketyre sherbimeve ne perzgjedhjen e nje pakete sa me ekonomike:
Slideshow Image 1
Slideshow Image 2
Slideshow Image 3
Slideshow Image 4
Slideshow Image 5
Slideshow Image 6

Historiku-13-red

Vendodhja-13-red.png